Media Galeri

Elefanti më i vetmuar në botë më në fund do të ketë shokë

Elefanti Kaavan ka kaluar 35 vitet e fundit në kopshtin zoologjik Marghazar në Pakistan, por ai tani po shkon në një shtëpi krejt të re në Kamboxhia. I cilësuar si “elefanti më i vetmuar në botë”, Kaavan ka argëtuar turmat në kopshtin zoologjik për më shumë se tre dekada. Elefanti u soll për herë të parë në Pakistan në 1985 si një dhuratë nga Sri Lanka kur ishte vetëm 1 vjeç. Ashtu si shumë kafshë të tjera në robëri, Kaavan është trajtuar shumë keq nga njerëzit që kujdeseshin për të. Ato e lidhnin me zinxhirë që i kanë lënë shenja të përhershme në këmbë për të performuar.

Nuk është vetëm mënyra se si Kavaan u trajtua që ngriti shqetësime. Mungesa e pajisjeve mjekësore në kopshtin zoologjik gjithashtu u theksua si një problem i madh. 
Aktivistë nga e gjithë bota kanë bërë fushatë për lirimin e Kaavan dhe ylli i popit Cher, e cila drejton një fondacion bamirësie për mbrojtjen e botës së egër të quajtur Free The Wild, gjithashtu ka punuar për të parë Kaavan të lirë nga kushtet e këqija në kopshtin zoologjik që nga viti 2016. Gjykata e Lartë në Pakistan shpalli elefantin të lirë në maj në fillim të këtij viti dhe kopshtin zoologjik Marghazar u urdhërua të mbyllej. Cher ndihmoi në mbledhjen e fondeve për një shtëpi të re që do të ndërtohet për Kaavan në Kamboxhia, ku ai do të jetojë në kushte më të mira.
“Sapo erdha nga takimi për të falënderuar Kryeministrin Imran Kahn që më bëri të mundur që të merrja Kaavan në Kamboxhia,” shkroi Cher para disa ditësh në Twitter. Cher gjithashtu njoftoi se do të ketë një dokumentar në lidhje me udhëtimin e elefantit drejt lirisë i cili do të dalë vitin e ardhshëm. Kaavan u dërgua ditën e djeshme në Kamboxhia ku tani do ta kalojë pjesën tjetër të jetës me miqtë e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë