Shendet

Vaksina e Modernës, 94% efikase, e konfirmon rezultati final. 1 mld doza në 2021

Rezultatet përfundimtare nga provat e vaksinës Moderna kundër Covid-19 konfirmojnë se ajo ka efikasitet 94%, raporton “The Guardian”.  Askush nga ata që u vaksinua  nuk pati sëmundje të rëndë, njoftoi kompania, duke filluar procesin e miratimit në të gjithë botën.

Kompania amerikane u ka dorëzuar të dhënat  rregullatorëve në SH.B.A. Evropë dhe Mbretëri e Bashkuar për një licencë emergjence.

“Presim që Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SH.B.A. ta shqyrtojë atë në takimin e saj në 17 Dhjetor”, tha Moderna.

Mbretëria e Bashkuar ka blerë 7 milion doza të vaksinës  ditën kur Moderna njoftoi rezultatin e saj të përkohshëm me efikasitet 94.5% dhe 2 milion të tjera javën e kaluar. Por furnizimet e vaksinës në Angli nuk priten deri në Mars. Moderna, me seli në Massachusetts, ka marrë 2.48 miliardë dollarë në fonde federale të SHBA-së. Edhe pse ka bërë marrëveshje në të gjithë botën, SH.B.A. do të marrin aksesin e parë. Moderna tha se pritet të ketë 20 milion doza të vaksinës së saj gati për përdorim në SH.B.A. deri në fund të këtij viti. Në gusht, SH.B.A. bleu 100 milion doza me një mundësi për 400 milion më shumë. Moderna thotë se është në rrugën e duhur për të prodhuar 500 milion deri në 1 miliard doza globale në 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë