Rezultatet përfundimtare nga provat e vaksinës Moderna kundër Covid-19 konfirmojnë se ajo ka efikasitet 94%, raporton “The Guardian”. Askush nga ata që u vaksinua nuk pati sëmundje të rëndë, njoftoi kompania, duke filluar procesin e miratimit në të gjithë botën.
Kompania amerikane u ka dorëzuar të dhënat rregullatorëve në SH.B.A. Evropë dhe Mbretëri e Bashkuar për një licencë emergjence.
“Presim që Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SH.B.A. ta shqyrtojë atë në takimin e saj në 17 Dhjetor”, tha Moderna.
Mbretëria e Bashkuar ka blerë 7 milion doza të vaksinës ditën kur Moderna njoftoi rezultatin e saj të përkohshëm me efikasitet 94.5% dhe 2 milion të tjera javën e kaluar. Por furnizimet e vaksinës në Angli nuk priten deri në Mars. Moderna, me seli në Massachusetts, ka marrë 2.48 miliardë dollarë në fonde federale të SHBA-së. Edhe pse ka bërë marrëveshje në të gjithë botën, SH.B.A. do të marrin aksesin e parë. Moderna tha se pritet të ketë 20 milion doza të vaksinës së saj gati për përdorim në SH.B.A. deri në fund të këtij viti. Në gusht, SH.B.A. bleu 100 milion doza me një mundësi për 400 milion më shumë. Moderna thotë se është në rrugën e duhur për të prodhuar 500 milion deri në 1 miliard doza globale në 2021.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje