Heroi, i cili shpëtoi dy vajzat e mitura në Fier, që po tentonte t’i mbyste e ëma, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Fierit.
Kryebashkiaku Subashi i ka dhënë Ardimir Muratajt certifikatë mirënjohjeje për aktin human dhe vlerat qytetare.
30-vjecari me profesion elektricist ishte i papunë, por Bashkia e Fierit ka menduar që t’i ofrojë atij një vend pune në këtë institucion.
Ardimir Murataj tha se ditën kur ndodhi ngjarja, kishte dalë për të peshkuar. Ai ka parë nga afër se si nëna e dy vajzave tentoi t’i mbyste ato, pasi më parë kishte djegur edhe banesën e bashkëjetuesit të saj. I riu “hero” arriti t’i shpëtonte ato, madje njërës i bën edhe frymëmarrje artificiale, pasi kishte pirë shumë ujë lumi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.