Gjatë aksionit që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 3 subjekte në zonën e Jalës në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.
Këto tre subjekte, dy me aktivitet “Restorant” dhe një “Fast Food” janë mbyllur, pasi zhvillonin aktivitetin e tyre në shkelje të rregullave të sigurisë ushqimore.
AKU njofton se ndaj subjekteve restorant “Lavdoshi, restorant “Kapiteni” dhe fast food “Spiro Kreku” janë marrë masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.