Media Galeri

Një fëmijë që thjesht pret…

Në Filipine nuk ka qetësi. Para pak javësh e goditi tajfuni ‘Goni’ i cili mori jetën e 30 personave dhe shkatërroi mijëra shtëpi. Të mërkurën goditi tajfuni ‘Vamco’ ku si pasojë, deri tani raportohen 39 viktima.

Tajfuni ka shkaktuar rrëshqitje dherash duke shkatërruar shtëpitë e banorëve.

Sipas statistikave, Filipina goditet nga të paktën 20 tajfune në vit.

Kjo është arsyeja, ndoshta, pse ky fëmijë duket sikur e ka pranuar këtë fakt dhe thjesht është ulur në një shufër hekuri dhe po pret që të qetësohet situata ndërkohë që mbrapa tij është një pjesë e shkatërrimit që tajfuni shkaktoj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë