Aretha Franklin, e cila e fitoi titullin si “Mbretëresha e Soul-it” me stilin e të kënduarit rrënjosur në muzikën gospel dhe blues, u nda nga jeta paraditen e 16 gushtit, në moshën 76-vjeçare.Franklin dha shpirt në orën 9:50 të mëngjesit në shtëpinë e saj në Detroit, e rrethuar nga familjarë dhe miq, sipas një deklaratë në emër të familjes së Franklin-it, nga publicistja e kahershme Gwendolyn Quinn.
Shkaku zyrtar i vdekjes ishte përparimi i kancerit në pankreas, i llojit neuroendokrinë, e konfirmuar edhe nga onkologu i divës së muzikës, Dr. Philip Phillips nga Instituti Karmanos për kancerin, në Detroit”, thuhet në deklaratë.
Vdekja e saj vjen tri ditë pasi një burim tha për mediet se Franklin ishte në kujdes spitalor. “Në një prej çasteve më të errët të jetës sonë, nuk jemi në gjendje të gjejmë fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen në zemrat tona. Kemi humbur matriarkën dhe shkëmbin e familjes. Dashuria që ajo kishte për fëmijët e saj, nipërit, mbesat dhe kushërinjtë nuk njihte kufij” , është shprehur familja e Franklin-it.
Vitet e fundit shëndeti i këngëtares kishte qenë në rënie, por i mbajti problemet e saj private. Në shkurt të vitit 2017, Franklin lajmëroi se do të ndalte turet koncertore, por megjithatë vijoi të rezervohej për koncerte.
Në fillim të këtij viti ajo anuloi disa perormanca, përfshirë edhe Festivalin e Xhazit të New Orleans-it, duke ndjekur kështu këshillat e mjekëve.
Performanca e fundit publike e këngëtare ishte nëntorin e shkuar në Nju Jork, kur këndoi në mbrëmjen gala të Fondacionit AIDS të Elton John-it.
James Brown dhe Aretha Franklin performojnë në klubin e natës “Taboo”, në Detroit, 11 janar 1987. AP Photo/Joe Kennedy
Aretha Franklin këndon në studion e Atlantic Records gjatë regjistrimit të “The Weight” , 9 janar 1969, në Nju Jork. Arkivat e Michael Ochs /Getty Images.
Aretha Franklin këndon gjatë ceremonisë së përurimit të presidentit të zgjedhur Barack Obama në Uashtingon. 20 janar 2009. REUTERS/Jason Reed
Presidenti Barack Obama shoqëron këngëtaren Aretha Franklin ndërsa prokurori i përgjithshëm Eric Holder përshëndet me përkulje në Departamentin e Drejtësisë, në Uashington, 27 shkurt, 2015. REUTERS/Mike Theiler.
Aretha Franklin në edicionin e 17-të të prezantimit të Çmimeve Grammy në Nju Jork, 3 mars 1975, duke u vlerësuar me çmim për performancën e saj “Ain’t Nothing Like the Real Thing.” Franklin ka fituar çdo lloj çmimi Grammy për “Ritmin më të mirë dhe performancën blues” në kategorinë e femrave, qysh kur kjo kategori u krijua më 1968. AP Photo.
Aretha Franklin me Blues Brothers John Goodman, J. Evan Bonifant, Joe Morton dhe Dan Ackroyd pas performancës së këngës së saj “Respect” në Çmimet Grammy, 25 shkurt, 1998. REUTERS/Gary Hershorn.
Aretha Franklin me të atin, pastorin Baptist CL dhe të motrën Carolyn në Nju Jork , 1971. Anthony Barboza/Getty Images.
Aretha Franklin këndon për turmën në galanë e National Portrait Gallery, 15 nëntor , 2015 në Uashington . Katherine Frey/The Washington Post nga Getty Images.
Aretha Franklin dhe bashkëshorti i saj i ri, Glen Turman, mbërrijnë në hotelin e Los Angeles-it, 17 prill 1978, për ceremoninë e tyre të martesës. AP Photo/Doug Pizac.
Aretha Franklin në konferencë për shtyp, 26 mars, 1973 . AP Photo
Aretha Franklin performon në Festivalin e xhazit në Avery Fisher Hall, Nju Jork, 24 qershor, 20000. Jack Vartoogian/Getty Images
Aretha Franklin performon “Never Gonna Break My Faith” në edicionin e 50-të të Çmimeve Grammy, në Los Anxhelos, 10 shkurt 2008. REUTERS/Mike Blake.
Pastori Jesse Jackson flet në Operacioni PUSH , Pikniku i Soul-it, në Rrugën Armory142 në Nju Jork, 26 mars, 1972. Nga e majta në të djathtë janë: Betty Shabazz, vejusha e Malcolm X; Jackson; Tom Todd, zv.president i PUSH; Aretha Franklin dhe Louis Stokes. PUSH është akronim për Njerëzit të Bashkuar për të Shpëtuar Njerëzimin. AP Photo/Jim Wells.
Aretha Franklin performon me Mariah Carey, Gloria Estefan, Carole King, Shania Twain dhe Celine Dion gjatë koncertit të nderit për të shpëtuar muzikën “Divas Live – An Honors Concert for VH1 Save the Music”në teatrin Beacon në Nju Jork, 14 prill, 1998. Jack Vartoogian/Getty Images.
Aretha Franklin dhe Stevie Wonder gjatë “The One and Only Aretha Franklin”, koncert live në transmetim televiziv në Radio City Music Hall të Nju Jorkut, 10 prill 2001. REUTERS/Mike Segar.
Portret për reklama për Atlantic Records i këngëtares, kantautores, muzikantes dhe aktores amerikane Aretha Franklin më 1967-ën, John D. Kisch/Separate Cinema Archive/Getty Images.
Aretha Franklin performon në National Mall gjatë koncertit të 2003-shin “NFL Kickoff Live”, në Uashington, 4 shtator 2003. REUTERS/Molly Riley.
Aretha Franklin performon një këngë operistike si homazh për këngëtarin Luciano Pavarotti në mbrëmjen e bamirësisë MusiCares në Nju Jork, 25 shkurt 1998. Shfaqja u ndoq nga 1.7 miliardë shikues nga 195 shtete.Fondacioni MusiCares u vjen në ndihmë muzikantëve në nevojë. Pavarotti u nderua me çmimin MusiCares, më 1998 për përpjekjet humanitare dhe filantropike. REUTERS/Fred Prouser.
Papa Francesku sheh Aretha Franklin duke performuar në Festivalin e Familjeve, 26 shtator, 2015 në Filadelfia, Justin Sullivan/Getty Images
Aretha Franklin, performon gjatë “VH1 Divas 2001: The One and Only Aretha Franklin,” 10 prill, 2001, në Nju Jork. AP Photo/Suzanne Plunkett.
Aretha Franklin performon gjatë festimeve të 25 vjetorit të galasë së “Elton John AIDS Foundation”, në katedralen e Shën Gjon Hyjnorit, në Nju Jork, 7 nëntor, 2017. REUTERS/Shannon Stapleton.
Aretha Franklin vallëzon në skenë, gjatë marshimit të parë vjetor të kancerit, 26 shtator 1998, në Uashington. AP Photo/Khue Bui.
Aretha Franklin performon pasi është nderuar si Njeriu i Vitit në MusiCares, më 2008 gjatë një darke të veçantë dhe një koncerti në nder të saj në Los Anxhelos, 8 shkurt, 2008. REUTERS/Danny Moloshok
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.