Spanjolli Joan Mir fiton titullin e tij të parë në karrierë në Moto Gp. Vendi i 7-të në Çmimin e Madh të Valencias i mjaftoi 23-vjeçarit spanjoll për të festuar fitimin e titullit kampion në klasin mbretëror, një titull në kohë pandemie me pilotin e Suzukit që u favorizua gjatë këtij sezoni edhe nga dëmtimi i Marc Marquez që në garën e parë dhe tërheqja e tij nga të gjitha ndalesat e tjera të këtij edicioni. Piloti i Suzukit bëhet kështu pasardhësi i Marc Marquez si piloti më i mirë në garat me motorë.

Në Valencia fitoi italiani Franco Morbidelli, i ndjekur nga Jack Miller dhe Pol Epargaro. Vetëm i 12-ti Valentino Rossi ndërkohë që disi më mirë Andrea Dovizioso që u rendit i 8-ti. Një garë para fundit të sezonit spanjolli i Suzukit u shpall matematikisht kampion i Moto Gp për vitin 2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




