Një nënë dhe vajzë, të emocionuara duke u përqafuar njëra-tjetrën përmes një ndarseje plastike. Një cohë që i mbron prej koronavirusit, por në të njëjtën kohë, më në fund, edhe i afron. Në këtë pandemi, përqafimet janë bërë të rrezikshme dhe ne jemi përpjekur ti shmangim për shkak të frikës nga infektimi, por kurrë si në këtë periudhë nuk e kemi ndjerë nevojën e tyre. Dhe pikërisht për të përmbushur këtë nevojë, një shtëpi pensionistësh në Castelfranco Veneto ka krijuar një dhomë përqafimesh, ku pacientët dhe anëtarët e familjes mund të kenë kontakte fizike, duke qëndruar të mbrojtur, në mënyrë që të ruajnë mirëqenien e tyre psikologjike dhe emocionale gjithashtu. \La Repubblica

Një shkrepje tjetër që vlen sa një mijë fjalë. Qendra e Shërbimeve Personale “Domenico Sartor” ka krijuar një dhomë të veçantë për të gjithë ato që pandemia i ka ndarë nga të dashurit e tyre. Ato mund të përqafohen me to, pa rrezikuar dhe duke marrë dozën e duhur të dashurisë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje