Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen në një situatë të pazakontë, të paktën në historinë moderne të saj, ku rezultati i zgjedhjeve presidenciale kontestohet. Por, jo gjithmonë ka qenë kështu.
3 dekada më parë, republikani George H.W. Bush në fund të mandatit të parë humbi zgjedhjet përballë Bill Clinton. Ai jo vetëm që nuk e kundërshtoi rezultatin, ashtu sikundër po bën Donald Trump sot, por i uroi fitoren rivalit politik përmes një letre të lënë në zyrën e tij me porosinë drejtuar administratës që t’ja jepnin vetëm pasi Bill të merrte zyrtarisht detyrën më 20 janar 1993.
Letra e Bushit (të madhit) është rikthyer në kujtesë nga Hillary Clinton, ish-sekretarja e Shtetit dhe bashkëshortja e Bill Clinton, si për të kujtuar se sa larg duket sot në SHBA tranzicioni i butë i pushtetit.

Letra e plotë
“I dashur Bill
Kur hyra në zyrë tani, ndjeva të njëjtën ndjenjë mrekullie njësoj si katër vite më parë. Unë e di se edhe ti do të ndjesh të njëjtën gjë.
Të uroj lumturinë më të madhe këtu. Unë kurrë nuk e ndjeva atë vetminë e madhe që kanë përshkruar disa Presidente.
Do të kesh kohë të vështira, të cilat do të duken edhe më të vështira nga kriticizmi që ti mund të mendosh se është i padrejtë. Unë nuk jam shumë i mirë për të dhënë këshilla, por mos i lejo kritikët të të dekurajojnë, apo të të ndryshojnë kursin.
Ti do të jesh Presidenti ynë kur të lexosh këtë letër. Unë të uroj mbaresi! I uroj familjes tënde më të mirën.
Suksesi yt është suksesi i vendit tonë. Unë uroj dhe shpresoj më të mirën për ty”.
Fat të mbarë — George”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje