Media Galeri

81-vjeçari i këndon serenatë gruas poshtë dritares së spitalit

Stefano Bozzini është një 81-vjeçar me pasionin e madh për fizarmonikën; por një pasion nga i cili hoqi dorë para shumë vitesh, kur djali i tij vdiq.

Gjithsesi, dashuria shkel çdo premtim dhe kështu ka ndodhur dhe me Stefanon. Ai nuk mund të takojë gruan e tij, Carlan pasi është e sëmurë me Covid-19 dhe është e shtruar në spitalin “Castelsangiovanni”. Për shkak të rregullave të Covid-19, ai nuk mund ta takojë dhe ka gjetur një mënyrë për t’i dhënë kurajo, duke i kushtuar serenatë poshtë dritares së repartit.

Ai luante me fizarmonikë, ndërsa Carla e shikonte nga dritarja e dhomës së saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë