Një përzgjedhje e fotografive të fuqishme të lajmeve nga e gjithë bota këtë javë.

Oficerët e policisë bllokojnë rrugën Oxford për të kontrolluar një demonstrim anti-izolim të quajtur marshi i maskës milionëshe. Policia Metropolitane tha:
“Ky tubim është i paligjshëm dhe po vë të tjerët në rrezik”.
Të paktën 104 protestues u arrestuan.
Vjeshta në kopshtin në Stourhead i cili është i hapur për qytetarët, pavarësisht se Anglia është në izolim. 
Pasagjerët që shikojnë përmes një dritareje në një udhëtim nga stacioni hekurudhor i Alepos në Sirinë veriore. Autoritetet synojnë të rihapin linjën që lidh qytetin me kryeqytetin, Damaskun. 
Një vajzë mban një papagall në sup, në kopshtin zoologjik të Pragës në Republikën Çeke. Kopshti zoologjik është i mbyllur mes kufizimeve të Covid-19. 
Një pamje ajrore tregon një cisternë nafte në zjarr në kompaninë “OVH Energy Marketing” në Apapa, Lagos, Nigeri. Shkaku i zjarrit nuk dihet. 
Donald Trump u drejtohet mbështetësve të tij në Sallën Lindore të Shtëpisë së Bardhë ku ai deklaroi fitoren në zgjedhjet amerikane, megjithëse kishte miliona vota për të numëruar. 
Joe Biden viziton The Warehouse, një organizatë që mbështet adoleshentët, në SHBA. 
Një predikues zhytet në sarovarin (pishinën) e shenjtë në përvjetorin e lindjes së Guru Ram Das, në Tempullin e Artë në Amritsar, Indi. 
Një tren metro në qytetin Spijkenisse, në Holandë, qëndron në një balenë si skulpturë hekuri. Skulptura ndaloi trenin të binte 10 metra në ujë poshtë dhe shoferi u largua i padëmtuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)













Lini një Përgjigje