Motosport

Edhe në moshën 49 vjeçare Max Biaggi thyen rekorde: 408 km/h mbi një motor elektrik

Edhe në moshën 49 vjeçare Max Biaggi nuk resht së shënuari rekorde. Ish-kampioni i botës në 250 e Superbike ka kaluar barrierën e 400 km/h me Voxan elektrik, prodhimi i ri i Venturit, agjenci e impenjuar edhe në Formula E. Mbi asfaltin e aeroportit të Chateauroux, në Francë, Biaggi ka thyer gjithë rekordet mëparshme të motorëve elektrikë, duke arritur 408 km/h, shpejtësi shumë më e madhe në krahasim me ato që ishte mësuar në MotoGP e Superbike.

BIAGGI: “NDJESI E PAPRPOVUAR”

Katër herë kampioni i botës dhe dy herë kampioni i Superbike komentoi në përvojën në rrjetet sociale: “Ndjesitë që përjetova ishin ndryshe nga ato që më kanë shoqëruar për pjesën më të madhe të jetës. Mungesa e zhurmës klasike të motorit, prezenca e një motori elektrik, e mungesa e kompeticionit me pilotë të tjerë përfaqësuan diferencat më lehtë të perceptoheshin. Risia e vërtetë ishte shpejtësia e jashtëzakonshme që arrita. Unë nuk kisha shkuar kurrë në 400 km/h e më besoni kjo shpejtësi ndryshon plotësisht perspektivën e hapësirës që na rrethon” ka shpjeguar piloti, duke shtuar – . “Gjithçka lidhet me predispozitën për të parë në ekran atë numër magjik: 4….km/h! Në fund, kur arrin objektivin ke një kënaqësi të jashtëzakonshme, por nuk resht kurrë së menduari çfarë mund të ketë më pas!”.

https://www.youtube.com/watch?v=NjHLljXhos0

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë