Kuriozitete

Pse njëra anë e fytyrës është më tërheqëse

Janë të paktë njerëzit që nuk bëjnë ‘selfie’ dhe janë pafund njerëzit, veçanërisht të rinjtë që kalojnë një kohë të konsiderueshme duke bërë fotografi. Annukka Lindell, një pedagoge e neuropsikologjisë në Universitetin “La Trobe” në Melburn ka zbuluar me anë të një studimi se shumica e personave që bëjnë selfie preferojnë të tregojnë anën e majtë në fotografi.

Ajo analizoi 2000 selfie në Instagram për të kuptuar pse ne e perceptojmë këtë anë të fytyrës si më të këndshme dhe kur pyeti pjesëmarrësit se përse zgjidhnin atë anë, një pjesë shumë e madhe thanë se e bënin në mënyrë të pavullnetshme. Pjesa tjetër mendonin se ajo anë ishte më e bukur.

Sipas saj, ana e majtë e fytyrës është më shprehëse emocionesh. Kjo mund të shpjegohet me mënyrën se si përpunohen ndjenjat në tru. Ana e djathtë e trurit që kontrollon muskujt në anën e majtë të trupit është mbizotëruese e emocioneve. Kjo është arsyeja pse njerëzit intuitivisht tregojnë faqen e majtë kur u kërkohet të pozojnë për një foto të thjeshtë dhe faqen e djathtë kur pozojnë për një foto që fsheh ndjenjat e tyre.

Artistët gjithashtu, zakonisht pikturojnë portrete që tregojnë profilin e majtë të njerëzve.

Portretet e pikturuara të të tjerëve tregojnë të njëjtin paragjykim asimetrik. Piktorët priren të favorizojnë faqen e majtë pasi mund të pasqyrojë vullnetin e pavetëdijshëm të një personi për të treguar faqen e majtë më tërheqëse.

Burimi: Bright Side. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë