Gjatë një takimi me drejtues të Urdhrit të Farmacistëve, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se përfaqësues të PD kanë bërë disa inspektime nëpër farmaci dhe ka rezultuar që në Tiranë dhe në rrethe nuk ka asnjë dozë vaksine.
“Në këtë situatë duket që nuk janë marrë masat për furnizimin me vaksinën e gripit. U tha që janë sjellë 200 mijë doza, por vaksina nuk gjendet as në Tiranë dhe as në rrethe.
Ne kemi bërë disa inspektime dhe na figuron që nuk ka asnjë dozë vaksine”, tha Basha.
Kryetari i PD-së shfaqi edhe një problematikë tjetër.
“Kam kuptuar qoftë nga të njohur, familjarë e miq e bashkëpunëtorë se ka nisur një mungesë kronike, e theksuar e disa medikamenteve bazë për të trajtuar Covid dhe farmacistët e zinxhiri furnizues ka vështirësi, ndërkohë që jemi në nisje të një vale të dytë infektimesh”, tha Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




