Sipas studiuesve dylli i veshit mund të jetë një tregues i qartë i shëndetit tuaj mendor. Duket e çuditshme, por një studim i fundit tregon se hormoni i stresit mund të matet nga sekrecionet vajore në kanalin e veshit.
“Kjo mund të jetë një mundësi më e mire e diagnostikimit për sëmundje të ndryshme psikiatrike, kryesisht depresionin,” sipas autorit kryesor Andres Herane-Vives.
Eksperti i cili ka krijuar një lloj të ri pastruesi veshësh, që nuk dëmton daullen e veshit, tregon se matja e kortizolit, por hormoni të stresit është tepër e rëndësishme. Kortizoli njihet si hormoni juaj “luftarak”, sepse kur dërgon sinjale alarmi në tru në përgjigje të stresit, ai mund të ndikojë pothuajse në çdo sistem në trup, nga sistemi imunitar tek tretja dhe gjumi. Por roli i tij në çrregullimet mendore përfshirë ankthin dhe depresionin nuk është kuptuar plotësisht.
Herane-Vives, një psikiatër në Institutin e Neuroshkencave Konjitive në universitetin “College” Londër dëshiron të kuptojë se çfarë mund të tregojë nivelet e ngritura ose të ulura të kortizolit. Dhe ai shpreson se të dhënat e studimit të ri do ta ndihmojnë atë të krijojë një masë biologjike objektive për të kuptuar problemet e shëndetit mendor. Në teori, njerëzit me simptoma të shëndetit mendor testohen nga nivelet e kortizolit dhe kjo mund të ndihmojë për të qartësuar diagnozën e tyre. Aktualisht, diagnoza e shëndetit mendor është kryesisht subjektive, kështu që kjo mund t’u sigurojë profesionistëve një mjet shtesë për t’i ndihmuar që të kenë vlerësime më të sakta.
“Një diagnozë e mirë është “mënyra e vetme për të siguruar trajtimin e duhur”, tha Herane-Vives.
Potencialisht mund të përdoret për të informuar se kush mund të përfitojë ose jo nga anti-depresivët. Kortizoli mund të matet në gjak, por kjo jep vetëm një pamje të niveleve të hormonit të një individi në atë moment dhe jo për një kohë të gjatë. Herane-Vives dëshironte të shihte nëse nivelet kronike të kortizolit të një pacienti si mund të dukeshin për një periudhë më të gjatë kohore. Ai më parë ka studiuar nëse kortizoli mund të matet nga gjëndrat e flokëve, por për ta bërë atë ju duhen 3 cm flokë – të cilat jo të gjithë i kanë ose dëshirojnë t’i humbin.
“Por niveli i kortizolit në dyllin e veshëve mund të jetë diçka më e sigurt dhe e saktë,” tha ai.
Herane-Vives tregon se për një kohë më të gjatë, metoda mund të zhvillohet për të matur gjëra të tjera si nivelet e glukozës apo edhe antitrupat kundër viruseve.
Burimi:BBC/Përktheu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.