Të paktën 4 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një sulmi terrorist në kryeqytetin austriak, Vjenë.
Sulmet ndodhen në gjashtë pika të ndryshme rreth qendrës së qytetit. Njëri prej tyre ishte afër një sinagoge, por mbetet e paqartë nëse sinagoga ka qenë në shënjestër.
Policia austriake tha se ka ekzekutuar njërin prej autorëve, ndërkohë që të paktën një tjetër është ende në arrati. Ministri i Brendshëm e përshkroi personin në kërkim si simpatizant të ISIS-it dhe u kërkoi qytetarëve që të shmangin daljet në qendër të qytetit.
Gjithashtu iu bë thirrje prindërve që të mos çojnë fëmijët në shkollë këtë të martë deri në momentin që policia të neutralizojë të kërkuarin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)










Lini një Përgjigje