Deputetja Rudina Hajdari ka rezultuar pozitive me Covid-19. Lajmi e ka dhënë vetë ajo përmes rrjeteve sociale, ku thotë se ka shfaqur edhe simptoma të lehta të sëmundjes.
Hajdari njofton se është vetëizoluar dhe se do të qëndrojë e tillë deri në momentin që testet do të rezultojnë negative. Ajo thotë gjithashtu se do të kryeje detyrën si deputete dhe anëtare komisionesh parlamentare përmes teknologjisë.
“Fatmirësisht deri tani simptomat janë të lehta dhe të përballueshme, por do më duhet të izolohem për të ruajtur shëndetin e familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve. Nga sot e deri kur rezultatet të ridalin negative, do të punoj nga shtëpia dhe do të mund të takohemi vetëm online”, thotë ajo.
Në fund, Hajdari u bën thirrje qytetarëve që të mos e neglizhojnë këtë sëmundje dhe të respektojnë të gjitha masat parandaluese të përhapjes së saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



