Media Galeri

Fotot e botës të egër zbulojnë diversitetin mahnitës të jetës

Konkursi prestigjioz, i drejtuar nga Federata Kombëtare e Kafshëve të Egra (NWF) në Virxhinia, kishte më shumë se 29,700 fotografi nga e gjithë bota. Fituesi i përgjithshëm i çmimit të madh ishte Alex Rose nga Woodridge, Illinois, me fotografinë e saj të mahnitshme të një krokodili amerikan që po merrte frymë në momentin që u shkrep fotografia.
Lisa Moore, drejtoreshë editoriale dhe kryeredaktore e revistës “National Wildlife”, tha se “çdo fotograf që merr pjesë në konkurs është dikush që ne e mendojmë si një “Dëshmitar i Natyrës”, duke përdorur pasionin e tij për botën natyrore për të krijuar imazhe të bukura.”
Pavarësisht nëse ata janë vetëm në errësirë  ose duke shëtitur nëpër një lagje për të kapur bukurinë e një fluture, ata janë dëshmitarë të madhështisë dhe brishtësisë të natyrës dhe botës që ne të gjithë jemi zotuar të mbrojmë. Këtu keni imazhet mahnitëse fituese dhe nënkampione nga secila prej tetë kategorive të konkursit, si dhe fotografinë fituese të çmimit të madh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë