Që prej mëngjesit të sotëm (e hënë) ish-Sheshi “Shqiponja” është bllokuar tërësisht për automjetet, pasi kanë nisur punimet dhe kjo ka sjellë një trafik të rënduar dhe një kaos të madh te qytetarët.
Ndonëse ka rrugë dytësore për të hyrë apo dalë nga Tirana, lëvizja e shtuar e makinave ka shkaktuar një kaos të vërtetë.
Drejtuesit e Policisë Rrugore dhe ARRSH kanë sqaruar se zona e Doganës do të mbetet e bllokuar për katër muajt e ardhshëm kur punimet të kenë përfunduar krejtësisht.
Ditën e shtunë u prezantua plani i menaxhimit të trafikut në nyjën “Shqiponja” nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho dhe drejtori i Policisë Rrugore për Tiranën, Erion Ahmeti.
“Drejtimi qarkullimit të mjeteve nga segmenti ‘Dritan Hoxha’ për në rrugën ‘29 Nëntori’ nuk do jetë më sipas rrethrrotullimit, në fazën 3 rrethrrotullimi hiqet. Do kemi një devijim të vogël në të djathtë në rrugën dytësore, të gjithë e njohin si Raiffeisen Bank. Është bërë mbushja në aksin kryesor të trupit të rrugës për të mundësuar këtë devijim të lehtë, në drejtim të rrugës ‘29 Nëntori’, që është dalja për në Durrës. Për të gjithë ata që qarkullojnë nga drejtimi i Durrësit në drejtim të Tiranës do jetë i njëjti plan qarkullimi deri në sheshin ‘Shqiponja’, duke marr devijimin në të djathtë për pjesën e Pallatit me Shigjeta. Për ata që duan të aksesojnë rrugën “Dritan Hoxha” do aksesohen në semaforin e rrugës ‘Abedin Rexha’, e cila të nxjerr në pjesën e zonës së Helikopterëve dhe me tre rrugët dytësore aksesohen në rrugën ‘Dritan Hoxha’. Qarkullimi i mjeteve nga rruga ‘Teodor Keko’ për tek rruga ‘Dritan Hoxha’ do bëhet po përmes rrugës ‘Abedin Rexha’. Pjesa e automjeteve që vjen nga Veri i vendit do të aksesohet nga ana e urës së Babrroit për të dyja drejtimet”, sqaroi drejtori ARRSH.
Qytetarët që vijnë nga jugu të përdorin Rrugën e Elbasanit për të hyrë në Tiranë, ndërsa ata që vijnë nga Kavaja dhe nga Durrësi të përdorin rrugën e vjetër të Ndroqit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



















Lini një Përgjigje