Një nga gjërat më të habitshme të të pasurve në botë këto kohë është se sa shpejt ata menaxhojnë mënyrën se si bëjnë para dhe i humbasin ato.
Në mars, kur në botë tregjet u fundosën nga turbullirat e shkaktuara prej frikës nga COVID-19, Jeff Bezos, bosi i Amazon, humbi 27 mld $ nga pasuria e tij, sipas indeksit Bloomberg Billionaires Index.
Me rënien e çmimit të aksioneve të kompanisë, u zvogëlua edhe pasuria e Z.Bezos.
Pasuria e tij neto është rritur 82 miliardë dollarë - një shumë afërsisht e barabartë me prodhimin vjetor të Sri Lanka. Vetëm në 6 korrik ai fitoi 10 miliardë dollarë. Shumica e njerëzve të pasur nuk kanë qenë aq me fat. Sipas Raportit më të fundit Botëror të Pasurisë Globale nga Credit Suisse, një bankë, pasuria globale e familjeve ra me 17.5 dollarë në tremujorin e parë të vitit 2020. Edhe pse shumica e këtyre humbjeve janë rikuperuar, raporti vëren se pasuritë ka të ngjarë të rriten më ngadalë "Për dy vitet e ardhshme, dhe me gjasë edhe më gjatë".
Ndikimi i pandemisë në pasurinë globale të familjeve ka qenë deri më tani minimale, sipas Nannette Hechler-Fayd’herbe, zyrtari kryesor i investimeve për divizionin ndërkombëtar të menaxhimit të pasurive të Credit Suisse. Por disa individë super të pasur kanë dalë më mirë se të tjerët nga kjo situatë. Autorët e raportit gjurmuan pasurinë e vlerësuar të 1.000 miliarderëve më të mëdhenj të përfshirë në indeksin e miliarderëve në kohë reale të Forbes nga 18 mars, kur çmimet e aksioneve ranë e deri më 30 qershor. Ata më pas krahasuan pasurinë e tyre të vlerësuar në 30 qershor me atë në 19 shkurt, kur S&P 500 do të mbyllte ditën me rritjen më të madhe të të gjitha kohërave.
Ata zbuluan, jo çuditërisht, se miliarderët e pasur performuan mirë. Mes marsit dhe fundit të qershorit, pasuria neto e të dyve ; Bezos dhe Mark Zuckerberg, bosi i Facebook, u rrit më më shumë se 50%. Më shumë se gjsmam e 13 fituesëve më të mëdhenj ishin nga sektori i teknologjisë. Një tjetër fitues prej pandemisë ishte Kuan Kam Hon, bosi i Hartalega, një prodhues malajzian i dorezave sintetike, pasuria e të cilit është dyfishuar.
Pasuria e Kuan tani është me vlerë rreth 7.6 miliardë dollarë.
Miliarderët që banojnë në vendet që kanë arritur të shpëtojnë nga më e keqja e pandemisë, kanë tentuar të fitojnë më shumë se kolegët e tyre diku tjetër.
Në Britani, ku më shumë se 44,000 njerëz vdiqën, duke e renditur atë ndër vendet e pasura më të goditura, miliarderët humbën rreth një të katërtën e pasurisë së tyre midis shkurtit dhe qershorit. Në Itali, e cila gjithashtu ka luftuar për të përmbajtur virusin, ultra të pasurit humbën gati një të tretën e pasurisë së tyre. Në Korenë e Jugut, ndërkohë, ku vetëm 455 njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19, nëntë miliarderët në indeksin e Forbes e rritën afërsisht 10% pasurinë e tyre në tremujorin e dytë. Në Kinë, ku virusi u shfaq për herë të parë, por gjithashtu u vu shpejt nën kontroll, vlera neto e pasurisë së miliarderëve më të pasur u rrit me 3%./Burimi: The Economist/ Në shqip: Gazeta "Si"/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.