të gjithë shqiptarët që duan të hyjnë në një nga vendet e Zonë Shengen do të duhet të ndjekin në të ardhmen një procedurë të re, duke aplikuar para udhëtimit dhe duke paguar një tarifë. Unioni Europian ka hartuar një program që synon “forcimin e kufijve të zonës Schengen”, i njohur si Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, ETIAS.
ETIAS-i është një sistem i automatizuar IT aktualisht në fazën e zhvillimit dhe nuk është ende në përdorim. Ai pritet të fillojë nga funksionimi në fund të vitit 2022. Shtetasit nga 62 vende, përfshirë Shqipërinë, SHBA-në, Kanadanë apo Australinë, do të duhet të përdorin ETIAS-in. Të gjithë shtetasit shqiptarë gëzojnë të drejtën të aplikojnë për ETIAS-in sepse Shqipëria është dhe do të vijojë të jetë një vend pa viza për BE-në.
Kostoja për të marrë një ETIAS është 7€ për person, ndërsa personat nën moshën 18 vjeç përjashtohen nga pagesa e kësaj tarife.
Duke komentuar këto rregulla, kryeministri Edi Rama tha sot se BE- fee shengen- ka që në 2016-ën dhe nuk ka lidhje me kthim pas, por me një sistem sigurie për të gjitha shtetet jo të gjitha BE për të gjithë vendet që duan të hyjnë dhe nuk kanë nevojë për vizë.
“Jemi në një grup me SHBA apo japonezët”, tha ai.
Sipas Brukselit zyrtar, këto rregulla të reja janë hartuar për të frenuar emigrantët apo punëtorët e paligjshëm dhe kriminelët.
“Do të duhen vetëm disa minuta për të plotësuar një aplikim në internet, i cili në një shumicë dërrmuese të rasteve (mbi 95 për qind) do aprovojë automatikisht hyrjen,” thotë Katarzyna Kolanko, zyrtare e Komisionit Europian.
Sipas ndryshimeve, aplikantët duhet t’i përgjigjen në një seri pyetjesh duke futur informacione themelore siç janë emri i tyre, adresa, data e lindjes dhe detajet e pasaportës. Do të ketë gjithashtu disa “pyetje që lidhen me shëndetin dhe sigurinë”.
Aplikuesit do t’i kërkohet t’u përgjigjet disa pyetjeve themelore të sigurisë dhe të plotësojë një formular me të dhënat e përgjithshme, përfshirë edhe arsyet e udhëtimit. Zyrtarët e imigracionit Shengen do të përdorin informacionin e dhënë për udhëtarët në ekran përpara se të udhëtojnë në vendet anëtare. Ky proces verifikimi ka për qëllim rritjen e sigurisë në zonën Shengen dhe parandalimin e individëve që mund të paraqesin rrezik për vendet anëtare të hipin në një aeroplan dhe të ulen në një nga vendet anëtare.
Sapo të ketë përfunduar procesi i aplikimit dhe pagesa e tarifave së vizës ETIAS, fillon shqyrtimi i të dhënëve. Shumica e aplikacioneve përpunohen brenda 1 dite pune edhe pse disa raste mund të kërkojnë deri në 3 ditë pune në rast se kërkohet dokumentacion shtesë. Pasi të jetë verifikuar aplikimi, aplikanti shqiptar do të marrë vizës ETIAS me email.
ETIAS do të jetë i detyrueshëm për të gjithë shqiptarët që udhëtojnë në vendet anëtare të Shengenit qoftë edhe për një qëndrim afatshkurtër, pavarësisht nga mosha e tyre. Të miturit shqiptarë gjithashtu do të duhet të aplikojnë për vizës ETIAS. Udhëtarët duhet të kenë një pasaportë aktuale shqiptare me një minimum prej 3 muaj vlefshmërie të mbetur nga data e mbërritjes në një nga vendet e Shengenit.
Shtetasit shqiptarë që aplikojnë për një ETIAS do të duhet gjithashtu të kenë një kartë krediti ose debiti të vlefshëm për të përfunduar pagesën si dhe një adresë emaili aktual ku do të dorëzohet autorizimi elektronik i udhëtimit. Aplikimi ka të ngjarë të refuzohet nëse aplikanti nuk paraqet të gjithë dokumentacionin ose ndalohet për shkak se mund të jetë i përfshirë në aktitvitete kriminale.
Tarifa prej 7 eurosh duhet të paguhet paraprakisht duke përdorur një kartë krediti ose debiti të vlefshëm përmes një sistemi të sigurt pagese përpara se të dorëzohet aplikimin në internet.
Pasi një qytetar të marrë një dritën jeshile nga kontrollet e sigurisë, ai do të jetë i vlefshëm për tre vjet për një numër të pakufizuar udhëtimesh në vendet e BE. Sipas rregullave të reja të BE-së, leja mund të jepet edhe për pesë vjet, në varësi të historisë së udhëtimit të aplikantëve.
Ky aprovim do ta lejonte aplikantin të hyjë dhe të dalë nga Zona Shengen sa herë që ai ose ajo dëshiron, duke mos e shkelur rregullin 90/180, që do të thotë se ata nuk qëndrojnë në zonën Shengen më shumë se 90 ditë, brenda 180 ditësh.
Por edhe pse procedura është në dukje shumë e thjeshtë, ajo mund të paraqesë probleme për të moshuarit të cilët nuk e përdorin mirë internetin. Të rinjtë në zonat urbane përdorin kompjuterin dhe internetin çdo ditë, por në zonat rurale kjo procedurë mund të paraqesë probleme, sidomos për të moshuarit që jetojnë në këto zona.
Po ashtu, qytetarët shqiptarë të cilët nuk kanë njohuri për përdorimin e teknologjisë moderne mund të duhet të kërkojnë ndihmë në plotësimin e pyetësorit. Por pavarësisht shqetësimeve të tilla, qytetarët e Ballkanit kanë vetëm disa muaj kohë që që të përgatiten për sistemin e ri.
A është autorizimi për udhëtim i ETIAS-it një vizë e re?
Komisioni Europian ka theksuar vazhdimisht se marrja e autorizimit nga ETIAS nuk është vizë.
“Udhëtarët nga vendet që përfitojnë nga udhëtimi pa viza në BE, përfshirë ata nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, do të vazhdojnë të përfitojnë. Ky është thjesht një hap i vogël procedural për udhëtarët që nuk do të lejohen të udhëtojnë në zonën Shengen, për t’i ndihmuar ata të shmangin burokracinë dhe vonesat në kufijtë e BE, “tha Kolanko.
Këta persona përfshijnë qytetarët që kanë probleme me drejtësinë, ata që kanë ekspulse apo ata që ë kanë kaluar afatin e qëndrimit tre mujor.
“ETIAS u ndërtua në përvojën e krizës së emigrantëve. Jo për kontrollin e emigrantëve, por kontrollin hyrje-daljet e paligjshme të trafikantëve dhe krimininelevë në BE, “i shton zyrtarja evropiane.
Përveç ETIAS, Bashkimi Evropian aktualisht është duke zhvilluar një sistem të ri që do të lexojë të dhëna biometrike, me qëllim të modernizimit të mënyrës së menaxhimit të kufijve të jashtëm të BE-së.
“Sistemi do të kontrollojë të dhëna të tilla si emri, dokumentet eudhëtimit gjurmët e gishtërinjve dhe imazhi i fytyrës”, tha Kolanko.
Sidoqoftë, të dhënat biometrikët do të mblidhen vetëm herën e parë që një shtetas shqiptar kalon kufirin e BE-së.
Autorizimi për udhëtimet ETIAS nuk rivendos detyrimet që kërkohen për vizat. Nuk ka nevojë të paraqiteni në një konsullatë për të bërë një aplikim dhe nuk merret asnjë e dhënë biometrike.
Pas miratimit, autorizimi ETIAS është i vlefshëm për tre vjet, për një numër të pakufizuar hyrjesh në të gjitha vendet e zonës Shengen, nëse nuk qëndron më shumë se 90 ditë në një periudhë prej 180 ditësh.
Cilët janë objektivat e ETIAS-it
Për BE-në, objektivi kryesor është forcimi i kontrolleve të sigurisë për personat që udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, me qëllim përforcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e migrimit të parregullt.
Gjithashtu, do të përmirësojnë manaxhimin e kufijve duke thjeshtëzuar burokracinë dhe vonesat për udhëtarët kur paraqiten në kufi. Synimi është që të sigurohet një vlerësim i koordinuar i rreziqeve që paraqiten nga shtetas të caktuar të vendeve të treta në Vendet Shengen. Pritet që ky sistem të ulë në mënyrë të qenësishme numrin e refuzimeve të hyrjes në pikat e kalimit të kufirit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




