Politike

Listat dhe koalicionet, Ruçi lë 5 ditë kohë për konsensus

Politika ka 5 ditë kohë që të gjejë gjuhën e përbashkët për ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka shtyrë seancën e 1 tetorit (kur ishte parashikuar votimi) për tu mbledhur vetëm të hënën e javës që vjen.      

“Me porosi të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për t’u lenë kohë të mjaftueshme grupeve parlamentare për dialog lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e tyre, seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, programuar për  ditën e enjte, datë 1 tetor, ora 10:00, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 tetor, ora 10:00”, thuhet një njoftimin e Kuvendit.Ndërkohë, Damian Gjiknuri  kërkon mbledhje të Këshillit Politik të mërkurën pikërisht për këtë çështje në orën 11.00   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë