Partia Demokratike thotë se në 7 vite qeverisje Edi Rama ka mbjellë tek shqiptarët vetëm dëshirën për t’u larguar nga vendi.
“Shqipëria në azilkërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes: 219,000 azilkerkues!”, shkruan ish-deputetja Jorida Tabaku në rrjetet sociale.
Tabaku thotë se shifrat bëhen më alarmante nga fakti që më shumë se 70 mijë e shqiptarëve që kanë kërkuar azil janë të rinj.
“1 në 3 azilkerkues janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion”, thotë ish-deputetja.
Zgjidhja, sipas Tabakut vjen me programin e vizionin e Partisë Demokratike.
“Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim”, mbyll reagimin e saj ish-deputetja demokrate.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.