Kur Ekipi Kombëtar i Finlandës luante kundër Kosovës në 2016-17, Përparimit i duhet të zgjidhte mes dy jetëve të tij: a do të përfaqësonte skuadrën finlandeze apo kosovare?Familja Hetemaj mbërriti në Finlandë, duke lënë shtëpinë e tyre në Kosovë në vitin 1992. Si e përballojnë fëmijët që ndodhen mes presionit nga miqtë dhe prindërit? Si mundet që prindërit kosovarë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre në një shoqëri përparimtare
perëndimore nga pikëpamja shoqërore? Tani që fëmijët e Hetemajve janë rritur, ata punojnë në fushën e politikës dhe si futbollistë profesionistë. Përparim Hetemaj është kapiten i ekipit të tij të Serisë A (Chievo Verona) në Itali dhe Mehmet Hetemaj luan në kategorinë e parë të Finlandës.
“Atdheu Kosovë-Finlandë”, ky dokumentar provokues dhe frymëzues zbulon sekretet e suksesit të familjes, si dhe çmimin që atyre u është dashur të paguajnë. Pavarësisht prejardhjes, filmi i regjisorit Olli Laine ofron një pasqyrë mbi dallimet kulturore, jetën si azilkërkues, integrimin dhe ngjarjet tragjike të historisë më të re të Ballkanit. Filmi, i cili vjen për publikun shqiptar si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Të Drejtat e Njeriut (IHRFFA) , depërton në mënyrë intime në jetën e familjes së famshme të refugjatëve që nga vitet 1980 e tutje falë pamjeve video-filmike dhe albumeve të fotografisë.Ky film dokumentar tregon një histori prekëse të familjes kosovare-shqiptare, Hetemaj. Ata erdhën në Finlandë si refugjatë nga Skënderaj në vitin1992. Vitet e para ata u përballën me shumë sfida, por më në fund arritën t’ia dilnin mbanë mjaft mirë.
“Unë u takova me familjen Hetemaj për herë të parë më 2016-n kur intervistova nënën dhe dy vajzat e rritura për historinë e tyre të refugjatëve për një dokumentar të shkurtër televiziv. Takova një familje të këndshme dhe të gëzueshme, por ndjeva se pikëllimi nga jeta e tyre e kaluar ishte akoma i pranishëm”, rrëfen regjisori finlandez Olli Laine.
“Më bëri shumë përshtypje se si i trajtuan dhe si biseduan për të gjitha ngjarjet tragjike: herë me humor, herë me lot dhimbjeje. Familja më bëri përshtypje me aftësinë e veçantë për të folur drejtpërdrejt për ndjenjat e tyre. E kuptova që duhet të bëj një dokumentar më të gjatë për historinë e tyre prekëse”, ka vijuar regjisori.Në ditët e sotme familja Hetemaj janë shumë të famshëm në Finlandë, sepse të dy djemtë janë futbollistë profesionistë dhe vajza e vogël (Fatbardha) është një politikane e suksesshme në Finlandë.
“Ndjeva që suksesi i familjes nuk ishte vetëm fat i mirë dhe kuptova një mundësi të shkëlqyeshme për të treguar një histori rreth vështirësive të refugjatëve të mbushura me shpresë, humor dhe elementë të tjerë pozitivë. Një histori e përbërë nga shumë më tepër sesa vdekja e njerëzve të dashur, humbja e shtëpisë, varfëria dhe sëmundja ndërsa përshkruan edhe këto ngjarje të mjerueshme të jetës”, thotë Laine, i cili zbulon se qëllimi i tij ishte në gjente sekretin e familjes për sukses. Në fund Përparim Mehmetaj zgjodhi të veshë fanellën e kombëtares finlandeze, ndërsa Mehmeti u përfshi më 2014-n, në kombëtaren kosovare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.