Lajme

Korriku rrit çmimet

Korriku ka rritur çmimet e shportës. Sipas të dhënave të INSTAT, ky muaj rezulton me inflacion të rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në muajin Korrik 2018 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,3 %, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 2,0 %.

Kurse në terma mujor, ndryshimi  i indeksit të çmimeve të konsumit në  Korrik 2018, krahasuar me Qershor 2018,është -0,3 %.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” , “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” , “Transporti” , “Argëtim dhe kulturë” ,“Veshje dhe këpucë” , “Pije alkoolike dhe duhan” , etj.

“Shëndeti” ka kontribuar negativisht  me -0,01 pikë përqindje

Në terma vjetorë grupeve kryesore që kanë ndikuar krahasuar me muajin Korrik 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,6 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 3,2 %. Përsa i përket ndryshimeve mujore krahasuar me muajin Qershor 2018 ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,6 %, pasuar nga grupet“Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim e kulturë” .. Por në terma vjetorë ccmimet e shportës janë rritur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë