Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona në 24 orët e fundit në Tiranë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy inxhinierë të firmave, pasi nuk kanë marrë masa e për pasojë, në firmat ku ata punojnë, kanë humbur jetën punëtorë.
Ndërsa, të prangosurit e tjerë akuzohen për dhunë në familje, mashtrim, largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit etj.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E. H., 37 vjeç, pasi në fshatin Priskë e Madhe, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
S. L., 63 vjeç, pasi në rrugën “Besa”, u konstatua jashtë banesës, duke thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
D. K., 34 vjeç, inxhinier (drejtues teknik), pasi ditën e djeshme në një pallat në ndërtim, duke punuar, ka rënë nga kati i dytë punëtori, shtetasi I. B., i cili ka gjetur vdekjen në vend”, thuhet në njoftimin e policisë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Xh. S., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.62 mg/l, ka përplasur mjetin me drejtues E. M., 69 vjeç, dhe si pasojë e përplasjes shtetasi E. M. ka ndërruar jetë në vendngjarje.
K., 35 vjeç, A. K., 45 vjeç dhe Z. R., 39 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
P., 31 vjeç, pasi në Sauk, duke drejtuar mjetin tip “Chevrolet”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të bërë testin e alkoolit.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Gjithashtu janë referuar materialet për shtetasin E. B., 39 vjeç, inxhinier në një firmë që merret me prodhimin e parafabrikateve, pasi ditën e djeshme, në Bulevardin Blu, gjatë kohës që ka qenë duke punuar me një nga pajisjet për prodhimin e zgavrave metalike në këtë firmë, ka humbur jetën punëtori me iniciale B. M., 35 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.