Qeveria e Prishtinës rivendos kushtin e testit nga koronavirusi për qytetarët e Shqipërisë, që duan të futen në Kosovë.
Në kuadër të masave të fundit të ndërmarra për parandalim të përhapjes së COVID-19, qeveria “Hoti” ka marrë vendim që të gjithë shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës, nga data 30 korrik, në rast të hyrjes në Kosovë, duhet të dëshmojnë me anë të testit se nuk janë pozitiv me COVID-19.
“Shtetasit e 5 vendeve fqinje të cilët e kanë lejeqëndrimin e përkohshëm ose të përhershëm në RKS, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë 72 orë para”, thuhet në vendimin, që përjashton diplomatët.
Ky vendim vjen në një kohë kur mijëra qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri për pushime dhe nuk u është kërkuar testi i Covid-19.
Më herët këtë vendim e mori qeveria e Albin Kurtit, por e hoqi pas reagimeve të shumta të opinionit publik.
Tashmë është qeveria “Hoti” që e vendos kushtin e analizës për Covid-19.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




