Propozim i SI

Covid-19 dhe ‘misteri’ i aplikacioneve për gjurmimin e kontakteve

Gjermania dhe Irlanda kanë treguar sukseset e tyre në përdorimin e aplikacioneve për gjurmimin e kontakteve me Covid-19. Por a ka ndonjë provë që ata po bëjnë atë që janë krijuar për të bërë, duke paralajmëruar njerëzit se mund të infektohen nga virusi? Mënyra e ndërgjegjësimit për jetën private në të cilën ato janë dizajnuar mund të nënkuptojë se kurrë nuk do ta dimë se sa efektivë kanë qenë ata.
Muajin e kaluar, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se po mbyllte një aplikacion që lidhej me NHS (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar) dhe kalimin në një version më të plotësuar. Ky version favorizon privatësinë sepse është vetëm për telefonat duke siguruar një shkallë më të madhe të anonimitetit.
Por qeveria theksoi që versioni i ri nuk do të vijë shpejt dhe kryeministri Boris Johnson madje ka deklaruar se asnjë vend në botë nuk kishte një aplikacion funksionues për gjurmimin e kontakteve.


Drejtuesi i opozitës britanike, Keir Starmer menjëherë tregoi shembullin e Gjermanisë, ashtu si edhe shumë të tjerë që kundërshtuan pretendimin e kryeministrit.
"Corona-Warn-App" i Gjermanisë u hodh në mbarë vendin në qershor. Disa ditë më parë, Instituti "Robert Koch" tregoi se ai tani ishte instaluar nga rreth 16 milionë njerëz.
"Një fillim i suksesshëm që flet për interes të madh dhe pranim nga popullata," tha krijuesi i aplikacionit. Por mos harrojmë, megjithatë, që ka 83 milionë gjermanë dhe më shumë se gjysma e popullsisë duhet ta ketë një aplikacion para se të quhet me të vërtetë efektiv.
"Aplikacioni funksionon", shtoi presidenti i institutit "Pro Lothar Wieler". Sipas tij, rreth 500 përdorues të aplikacionit kishin rezultuar pozitivë dhe "kishin mundësinë të paralajmërojnë të tjerët përmes aplikacionit". Por ai më pas shtoi se nuk mund të thonin saktësisht se sa njerëz u paralajmëruan.
Për të ditur se sa mirë po performon aplikacioni është gjithashtu jetike të kuptoni nëse prodhon shumë negativë të rremë ose pozitivë falsë, nëse softwer-i nuk po arrin të paralajmërojë njerëzit që kanë qenë në kontakt me një përdorues të infektuar dhe duke dërguar paralajmërime për ata që nuk kanë qenë. Është e rëndësishme ta dini, sepse studimet kanë treguar që Bluetooth është një mënyrë jo e besueshme për të përcaktuar distancën midis dy personave në disa situata të zakonshme. Instituti "Robert Koch" tha gjithashtu se nuk e dinin numrin e njerëzve që u kishte funksionuar sepse, siç u tha më sipër, privatësia e përdoruesve është e sigurtë në telefonat e tyre. 
Ky institut shtoi se shpresonte që testet shkencore përfundimisht do të vlerësonin ndikimin e aplikacionit në "afat të mesëm deri në afat të gjatë", por ende nuk dihet se si do të arrihet kjo.


Zvicra përballet me të njëjtin problem. Departamenti i Shëndetësisë atje gjithashtu tregoi se kanë të njëjtat kufizime sa u përket statistikave. "Ne nuk e dimë dhe nuk kemi asnjë mënyrë për ta zbuluar numrin e njerëzve të paralajmëruar nga aplikacioni ose ndonjë pozitiv/negativ të rremë," tha një zëdhënës.

Aplikacioni "Covid Tracker" krijuar nga "Nearform" u lançua dy javë më parë në Irlandë dhe ka tërhequr me shpejtësi 1.3 milionë përdorues, rreth një e treta e përdoruesve të telefonave në Irlandë.
Cian Ò Maidín, drejtori i "Nearform", tregoi që vende të tjera të Mbretërisë së Bashkuar dhe shteteve të mëdha amerikane gjithashtu mund të jenë klientë së shpejti.
"Ky është një problem i zgjidhur. Ne kemi një zgjidhje që funksionon mirë, është testuar, është verifikuar", tha ai. Gjithsesi ai shtoi se ende nuk kanë të dhëna të plota por të dhënat e paraprake duken me të vërtetë shpresëdhënëse.
Meqenëse aplikacioni irlandez bazohet në të njëjtin model me atë të Gjermanisë dhe Zvicrës, nuk është e qartë pse duhet të gjenerojë më shumë të dhëna. Maidín thotë se nuk duhet të shqetësohemi shumë për mundësitë e humbura ose të këqija.
"Asgjë nuk është e përsosur", thotë ai. Problemi është se me aq pak të dhëna, a mund ta dallojmë edhe të mirën nga e keqja?


Problemet janë të mëdha
Ka pasur gjithashtu probleme me aplikacionet e gjurmimit të kontaktit në vendet e tjera: Shkarkimet e aplikacionit të gjurmimit të Kontaktit në Japoni janë ulur, duke skuar në 7.7 milion të hënën ku popullsia e vendit është mbi 126 milion. Një gabim kishte ndaluar përdoruesit që të ishin në gjendje të regjistronin testimin pozitiv për virusin çka ka bërë që vetëm 27 raste pozitive të regjistroheshin përmes aplikacionit për 15 ditë.
"Immuni" i Italisë është shkarkuar nga rreth 4.2 milionë italianë, shumë larg nga synimi i qeverisë. Autoritetet lokale sugjerojnë se ka pasur pak interes sepse përhapja e virusit perceptohet të jetë nën kontroll, por presin që kjo të ndryshojë nëse fillon një valë e dytë.
Të hënën, drejtori i të dhënave në Francë i shkruajti qeverisë duke kërkuar që të bëheshin ndryshime në aplikacionin "StopCovid", për ta bërë atë në përputhje me ligjet e privatësisë. Përditësimi i fundit zyrtar thotë se është shkarkuar 2.3 milionë herë.

Burimi:BBC. Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë