Aksionet antihashash të muajve të fundit të zhvilluara në kryeqytet, i kanë dhënë policisë të dhëna që tregojnë se të rinjtë që duan të merren me shpërndarje hashashi , furnizohen në fshatrat përtej malit të Dajtit. Në tre dosje të zbardhura nga gazeta “Si” , të implikuarit sapo kanë përfunduar furnizimin në Shëngjergj kanë rënë në pranga. Në dosjen paraprake të informatorëve të policisë thuhet se ”A. T dhe disa të rinj të tjerë furnizohen me hashash në Shëngjergj dhe më pas drogën e shpërndajnë në kryeqytet”. Operacioni siç rezulton nga dosja e mëtejshme e vendosur në dispozicion të gazetës “Si” u zhvillua në muajin qershor në vendin e quajtur Qafë Priskë. “Mjeti Volkswagen i mbajtur në vëzhgim parkoi në lokalin U., ndërsa A. T foli në telefon me një person dhe i kërkoi të afroheshin , si dhe të merrnin me vete një sasi parash” tregon një burim I gazetës “Si”.
Agjentët u vendosëm në Qafë Priskë për të kuptuar se kush do ta sillte sasinë e parave. Ata panë që rreth orës 16.10 një makinë Golf u parkua në të njëjtin vend . Por në dosje citohet se policia nuk mundi të dallojë aty për aty se kush ishin dy personat që zbritën. Dy orë më vonë të dyja mjetet duke ndjekur njëra -tjetrën lëvizën nga fshati Shëngjergj drejt kryeqytetit.
Rreth orës 18.20. makina Volkswagen kishte dalë nga rruga dhe kishte mbetur në baltë. Policia i kërkoi grupit që ishte vendosur në kthesën e Priskës për të ndaluar makinën tjetër që vazhdoi udhëtimin vetëm, e pa shoqëruar. Në mjetin e bllokuar nga balta policia zbuloi thasë me hashash, pesha 35 kilogranë që ishin të destinuar për përdoruesit e Tiranës. Në këtë makinë u arrestua R. Daci. Ndërkohë sipas procesverbaleve në makinë Golf ku udhëtonin A. T. , për të cilin ishin dhënë edhe informacionet e dyshimta si dhe Xh. K. F. O dhe R. J sipas dojes “nuk u zbulua asgjë e kundraligjshme”. Gjithsesi policia raporton se në mjet u zbulua një sasi valute. Policia kontrolloi banesat e të dyshuarve mes tyre edhe të një të riu tjetër ndaj të cilit po zhvillohen hetimet me inicialet J. C. Të pyetur nga policia të rinjtë japin versione të ndryshme
Udhëtarët e makinës Golf sipas agjentëve mohojnë të jenë të implikuar. Ata pretendojnë se kishin udhëtuar nga Tirana drejt Shëngjergjit për të ngrënë drekë dhe se nuk kishin dijeni se ccfarë kishte në makinën tjetër ku udhëtonte R.D dhe J. C. Por ky i fundit e vazhdon më tej lojën me policinë teksa rrëfen “ E gjeta drogën anës rrugës, kur u nisa për të zbritur në Tiranë. Kur pashë policë rrugës, dhe duke qenë se lejen e drejtimit e kam të bllokuar i kërkova J. C ti jepte ai makinës , por pa I treguar për sasinë e drogës që gjendej në makinë” pohon I riu. Nuk ka të dhëna zyrtare se sa ka shkuar numri I përdoruesve vitin e fundit, pavarësisht se prej pandemisë së krijuar nga COVID-19 u zbulua që situata është alarmante. Shumë të rinj u kapën në fillim të muajit mars dhe prill me doza të shumta hashashi dhe kokaine, pas u furnizua me doza të mëdha “për ti bërë ballë kufizimit të lëvizjeve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.