Vitin e fundit gazeta “Si” po raporton shpesh për shpërndarjen e drograve në kryeqytet dhe në qytetet e tjera. Bazuar në dosje hetimore e arrestime të shumta shpërndarësish apo të rinjsh që konstatohen si përdorues më doza të papërfillshme. “Aksioni më I fundit antidrogë u inicua nga një mesazh në komisariatin digjital” tha burimi pranë policisë qëndrore. Në mesazh shkruhej “tek lokali i B.., mbrapa TEG-ut shitet drogë, kokainë dhe hashash.”
Policia shpërndau agjentët në rrugën e Vilave , të cilët sipas instruksioneve morën urdhër të kontrollonin në cdo tavolinë klientët por edhe në banak.
“ Në tavolinën ku ishin ulur A.L, A.Y, B.V , E,C, dhe E.gj mbi tavolinë kishte letër alumini ku ishte mbështjellë hashash. Edhe në tavolinën tjetër klienti D.S hodhi në tokë disa sende , dhe rreth 0.5 metër u gjet një cigare hashash” pohon burimi I antidrogës për gazetën “Si”. Nga kontrolli I ushtruar në vijim në cantën e administratorit të fshehur në banak u gjetën gjithashtu cigare hashashi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.