Njerez

Historia/ Gjerdan kampioni boksi për 6-vjeçarin që shpëtoi motrën nga qeni

Brixheri 6-vjeçar është personazhi i momentit në Amerikë. Ai është një hero i vërtetë. Sakrifikoi veten për të shpëtuar motrën nga sulmi i një qeni, çka i kushtoi vogëlushit 90 të qepura në fytyrë.

Për këtë veprim heroik, Brixheri është nderuar me gjerdanin e kampionit nga WBC, një nga katër organizatat kryesore të boksit botëror, ku kampionë janë Lomashenko dhe Furi. Brixher Uollkër, kampion nderi i WBC-së, ka bërë diçka më heroike se ajo që bëhet në ring.

Ai vjen nga Uioming dhe pak ditë më parë, sapo vuri re që motra e tij 2-vjeçare po sulmohej nga një qen, i doli përpara. Ai shpëtoi motrën, por qeni e kafshoi në fytyrë, çka i kushtoi dy orë ndërhyrje kirurgjikale dhe 90 të qepura. “Nëse dikush duhej të vdiste në atë moment, ai isha unë”, – tha djali i vogël pas ngjarjes.

Brixher Uollkër me motrën e tij para dhe pas sulmit nga qeni. Gazeta Si, 17 korrik 2020

Historia e rrallë u bë e ditur nga “CNN”, ndërsa kur tezja e tij shkroi në rrjetet sociale se Brixheri është një fans i superheronjve Marvel, menjëherë erdhi mesazhi-video i Kris Evans, aktorit që interpreton personazhin e “Capitan America”.

Dhe mes reagimeve të ndryshme për atë që bëri djaloshi 6-vjeçar ishte edhe ajo organizatës së boksit me seli në Meksiko Siti. Presidenti Mauricio Sulaiman i ka dhuruar gjerdanin e kampionit, identik me atë që fitojnë boksierët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë