Njerez

Shqiptarët po kanë turp nga virusi, sot! Nesër do të ketë ai turp nga ne

Në Shqipëri kanë nisur të tregojnë me gisht çdo kënd që është prekur nga COVID-19. Është xhesti që të prekurin e ngarkon me turp, si atë të  sëmurë rëndë dhe atë që mund ta kalojë lehtë në shtëpi.

Kur aktori i Portokallisë, Florjan Binaj, (i njohur në rolin e policit), në këtë mjedis shqiptar të ngarkuar me bullizmin “alla virus” u shpreh vetë publikisht se ishte prekur, u tregua i guximshëm.

Nëse do të thoshte; jam me grip para një viti do ta merrnin si humor anglez. Por sot ndryshon puna.

Ai provoi mbi kurriz paragjykimin dhe çuditë. Është bullizëm , diskriminim.

Por me inteligjencë dhe sigurisht me humorin sarkastik krijoi një numër në Portokalli ku e qesëndiste këtë sjellje .

Kur e pyetëm sa të vërteta kishte në atë pjesë humoristike, ai u përgjigj se, gjithçka ishte e vërtetë dhe se, nuk ka asnjë sajesë në thelbin e saj edhe pse ishte e stilizuar. Kjo shoqëri është paragjykuese dhe primitive. Është e mbushur me bullizëm nga injoranca. Ok, kujdesi duhet. Por stigma jo, aq me keq kur vjen nga ata që nuk kanë as kujdesin minimal të higjienës për tu mbrojtur nga virusi… 

…Burime të sigurta  nga urgjenca  kombëtare i thanë gazetës “ Si” se numri më i lartë i telefonatave për ndihmë nga familjarë të prekur nga COVID apo që kanë dyshime ndodh përgjithësisht në mbrëmje. Gjatë ditës fluksi nuk është aq i lartë, a thua se nuk ka COVID-19 fare. Kjo sjellje nuk është as fare e rastësishme.

Shpjegimi më i qëndrueshëm sipas punonjësve të shëndetit që janë në kontakt me njerëzit e prekur është se ata kanë droje të evidentohen nga të tjerët se janë të prekur nga virusi. “Ndaj zgjedhin natën, që të mund të shikohen mundësisht nga fare pak veta”.

Mirëpo kjo lloj  “frike” që po duket më e madhe se   vetë frika se shëndeti ynë është i kërcënuar nga virusi, po krijon ca probleme të tjera më të mëdha.

Fshehja apo mospranimi ndihmon në përhapjen e virusit, në mos gjurmimin e tij në mënyrë sa më të saktë etj. Teksa mundohemi me shumë barriera fizike, si maska, doreza… etj., barriera e mendjes po na rrezikon të na shtojë numrat e të infektuarave.

Shkencëtarët kanë gjetur se virusi prek rëndë trurin por nuk duhet të na prekë mendjen.

Prek mushkëritë, por jo shpirtin.

Por ja që injoranca ngre krye, dhe sot shqiptarët kanë turp të tregojnë se janë prekur me Covid, se dikush tjetër do t’i etiketojë në mënyrë të papëlqyeshme.

Ky lloj bullizmi zengjinësh do në na marr në qafe të gjithë dhe duhet refuzuar me forcë.

Nëse duhet të ndalim sëmundjen duhet t’i luftojmë të gjithë bashkë. Nëse do të kemi turp nga virusi sot ,nesër vetë virusi do të ketë turp nga virusi  mendjes tonë!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë