Raimundo Miranda da Silva, një tifoz i Flamengos 102 vjeç, ka dalë nga spitali pasi ishte shtruar i infektuar me Covid-19. Siç ka bërë të ditur gazetari Marco Antônio P. Costa, “flamenguisti fanatik” ka marrë duartrokitjet e stafit e familjarëve gjatë daljes nga Covid Santana Center. E gjithë kjo ndërsa i moshuari, mbante veshur fanellën e Flamengos dhe këndonte himnin e skuadrës.
Menjëherë pasi doli nga spitali, në vigjilje të derbit kariok, Raimundo arriti të shohë edhe ndeshjen derbi Fla-Flu në shtëpinë e tij, bashkë me familjen, duke iu gëzuar fitores. Flamengo mposhti Fluminense 2-1, me golat e Pedro e Michael, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt titullit të 36 Karioka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




