Kënga, e cila i jep titullin albumit të ri që pritet të dalë më 14 gusht, u shkrua në “një nga periudhat më të errëta të jetës time”, shpjegon këngëtarja.
Katy Perry ka ndarë me ndjekësit videon e ‘Smile’, kënga që i jep titullin albumit të saj të ri, që do të vijë më 14 gusht, dhe i cili përmban edhe këngën “Daisies”. Të dyja këngët pasojnë publikimin e baladës ‘Never Worn White’ në fillim të këtij viti, një këngë që tregonte për ankthin e saj për dasmën dhe e cila shoqërohej me një video ku zbuloi se ishte shtatzënë me vajzën e saj të parë me të dashurin Orlando Bloom.
Në klipin ‘Smile’, këngëtarja luan një version miniaturë të veshur si kloun. Kënga u publikua javën e kaluar, dhe Perry shpjegoi: “I lashë këtë titull pasi po kaloja një nga periudhat më të errëta të jetës sime dhe kisha humbur buzëqeshjen time. I gjithë albumi është rrugëtimi im drejt dritës – me histori të rezistencës, shpresës dhe dashurisë ”.
Smile është albumi i parë i Perry që kur ‘Witness’ u publikua në vitin 2017, dhe vjen pas premtimit të saj se do të dalë këtë vit, me gjithë sfidat që dolën nga koronavirusi.
“Në Kaliforni, do të ketë shumë rregulla dhe mënyra të reja për të bërë gjëra – ne nuk do të kthehemi lehtë në normalitet”, tha ajo kur lancoi “Daisies”.
“Unë do të bëj një album këtë vit, në karantinë ose jo, sepse ne nuk do të lejojmë asnjë koronavirus të na pengojë të kërcejmë, edhe nëse e bëjmë atë në shtëpitë tona”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.