Lajme

Hiqni dorë nga Chrome. Safari dhe Edge janë shfletuesit më të mirë për ju dhe kompjuterin tuaj

“Ka mbaruar, Chrome, ka mbaruar!” kështu e ka nisur fjalën e saj Joana Stern, gazetarja e teknologjisë në Wall Street Journal.

Ajo është shprehur se një bateri që bie shpejt dhe privatësia që cenohet nga Chrome ka bërë që ajo ta braktisë dhe mos të pendohet për këtë.

Shfletuesi i ri i MSft 3.09% i Microsoft-it, i pranishëm në Windows 10 këtë verë dhe i disponueshëm për t'u shkarkuar, përdor më pak memorie dhe bateri të kompjuterit tuaj. Ndërkohë, Safari i integruar si “AAPL -0,46%” i Apple përfshin në mënyrë perfekte privatësinë, performancën dhe baterinë që zgjat dhe kjo do të përmirësohet këtë vjeshtë me MacOS Big Sur.

Nëse keni Windows…

“Unë mund të shkruaj një artikull të plotë vetëm për testimin që i kam bërë chrome dhe të gjithë faktorët e tij: shpejtësinë, përputhshmërinë, sinkronizimin e celularit, privatësinë, blah-blah-blah. Unë vendosa performancën e sistemit në fillim të listës time për shkak të gjithë anëve negative që kam zbuluar nga Chrome gjatë karantinimit kur laptopi u bë në mënyrë efektive zyra ime. Sinqerisht mund të them se kompania Microsoft nuk ka pasur një shfletues të shkëlqyeshëm që nga viti 1996”, tregon Stern.

Përgjatë testeve të saj, Edge i ri përdori rreth 5% më pak memorie dhe përpunim sesa Chrome dhe Firefox si dhe bateria u harxhua më ngadalë se zakonisht.

Përsa i përket baterisë, Chrome harxhon 7 orë e 50 minuta nëse ne hapim shumë programe në të njejten kohë, Edge harxhonte 10 orë e 50 minuta, Firefox harxhon 8 orë e 5 minuta ndërsa Safari që nuk është në dispozicion për Windows harxhon 7 orë e 25 minuta.

Tani, ndërsa Edge i ri është më i mirë se Chrome, nuk është aq i mirë sa paraardhësi i tij kur bëhet fjalë për jetën e baterisë dhe jo, Joana nuk po flet për Internet Explorer por për versionin e Edge përpara se Microsoft të miratojë Chromium. Microsoft thotë që mund të përdorësh Netflix për shembull dhe me Edge e ri fitoni 1 orë jetëgjatësi, orë që nuk do e kishit me Edge-n e vjetër, madje ekipi po punon për lehtësime të mëtejshme.

“Unë jam gjithashtu një tifoze e madhe e Edge Collections: Ju mund të mblidhni cdo gjë në një grup të përbashkët. Keni një link me një informacion të caktuar, një link me sandalet që mund të blesh online, një link me filmin që do të shohësh? Mund t'i mbledhësh të gjitha në një koleksion.

Nëse keni ngecur me chrome…

Ndoshta ju keni ngecur me Chrome ose për shkak të aplikacioneve tuaja kryesore të punës ose sepse ju pëlqen dhe besoni se mund të përmirësohet.

"Unë shoh performancën e Chrome si një udhëtim jo si një destinacion. Ky është një investim i vazhdueshëm në përmirësimin e shpejtësisë, performancës dhe jetës së baterisë." tha Max Christoff, drejtor i inxhinierisë së Chrome.

Një optimizim i ri do të lejojë që pjesët më kritike për performancën e softwer-it të funksionojnë edhe më shpejt dhe ndoshta më e rëndësishmja, Chrome do të përmirësojë "goditjen e skedave" duke i dhënë përparësi më të madhe skedave aktive. Z. Christoff tha që kjo do të ketë një "ndikim dramatik në bateri dhe performancë".

Derisa të arrijmë tek kjo që presim, janë disa këshilla që duhet të keni parasysh për të mos lejuar që Chrome të kontrollojë aq shumë kompjuterin tuaj:

E para, do aplikacion i hapur në kompjuterin tuaj çon një numër detyrash në memorien e sistemit tuaj.

Hidh faqet që nuk i përdor. Në Task Manager mund të shihni gjithashtu se cilat faqe po vazhdojnë të punojnë gjatë gjithë kohës dhe po harxhojnë memorie. Aktivizoni shtesat që nuk përdorni duke shkuar te Settings> Extensions.

“Kufizoni telefonatat. Pavarësisht se cilin kompjuter kam përdorur, Google Meet harxhoi gjysmë gigabajt memorie për vetëm një telefonatë të vetme kur aplikacioni Zoom mori vetëm një të tretën e tij.

Google, Microsoft, Mozilla dhe Apple janë të gjithë duke eksploruar në mënyrë aktive mënyra për të përmirësuar performancën në lidhje me videothirrjet ndërsa tani për tani, është Safari (me Edge si një rezervë dhe Chrome që mbetet, në rast të një rikthimi) si më i riu, më i miri dhe i duhuri.” ka përfunduar Joana Stern.

Burimi: The Wall Street Journal. Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë