Në përpalljen e tij të parë më presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, Kryeministri Avdullah Hoti duket se ka “përplasur dorën në tavolinë”, duke ia bërë të qarta Serbisë kushtet e Kosovës për nisjen e negociatave paqes.
Ata kanë marrë pjesë sot ka marrë pjesë në një video-samit që është organizuar nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Emmanuel Macron, më qellim përgatitjen e dy vendeve për rinisjen zyrtare të dialogut.
Në fjalën e tij, kreu i Qeverisë së Kosovës ka prezantuar tri parimet kryesore të këtyre bisedimeve, duke deklaruar se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm dhe s’mund të jetë pjesë e negociatave, rendi kushtetues i Kosovës nuk mund të preket dhe se marrëveshja finale me Serbinë duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, kreu i Qeverisë ka thënë se marrëveshja finale Kosovë-Serbi duhet të ketë si rezultat edhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombëve të Bashkura. Sipas mediave në Prishtinë, Hoti mësohet se ua ka bërë të qartë Merkel, Macron dhe Vuçiç se duhet të zgjidhet edhe fati i personave të zhdukur gjatë luftës dhe të vendoset drejtësi për të gjitha viktimat e të gjitha formave të dhunës që janë ushtruar nga Serbia gjatë luftës. Hoti ka thënë se mbi bazën e këtyre parimeve dhe synimeve, Kosova është e gatshme që të vazhdojë dialogun.
Pas konferencës, mësohet se takimi i 12 korrikut, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, do të zhvillohet po ashtu përmes një video-konference, kurse takimi Hoti-Vuçic pritet të ndodhë më 16 korrik.
Edhe pse Gjermania dhe Franca nuk kanë dalë ende në një deklaratë, presidenti i Serbisë, Vuçiç nuk e fshehu pakënaqësinë në media, duke deklaruar të premten se nuk do të pranojë asnjë ultimatum të vendosur nga Kosova.
Ai deklaroi se është i gatshëm të flasë rreth hapave për përmirësimin e marrëdhënieve, por nuk do t’i përmbahet kushteve te vendosura nga kryeministri Hoti.
“Pala shqiptare ka dalë me kërkesa që janë: ruajtja e integritetit territorial dhe kushtetues të Kosovës, njohja e Kosovës dhe jo modelin e dy Gjermanive, anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe që shtetet tjera ta pranojnë Kosovën, e pastaj do të merren me çështjet e të zhdukurve dhe dëmet e luftës. Unë kam thënë se e gjitha kjo është e pakuptimtë, por jam i gatshëm të flasim dhe të bëjmë hapa të vegjël”, ka thënë presidenti serb.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




