Motosport

Sezoni i ri, Hamilton dhe Bottas do të garojnë me një makinë “black look”

Beteja e nisur prej javësh nga Lewis Hamilton, lidhur me luftën kundër racizmit, pas ngjarjeve që pasuan vdekjen e George Floyd në 25 maj në Minneapolis, kanë prodhuar një iniciativë të paprecedentë nga ana e skuadrës së 6 herë kampionit të botës që në turneun që do të nisë në fundjavë në Austri do të zbresë në pistë me një makinë komplet inovative.

Më shumë se Shigjetat e Argjendta, tani duhen quajtur Shigjetat e Zeza. Katër ditë nga raundi i parë i provave të lira të Çmimit të Madh të Austrisë, Mercedes ka zbuluar imazhin “black look” të W11 që do të drejtohet në pistë nga Lewis Hamilton e Valtteri Bottas. Makinat janë tashmë pothuajse plotësisht të zeza, me disa nuanca të së kuqes e jeshiles, lidhur me sponsorët. Fjala “Fund racizmit” është shkruar në bisht, duke identifikuar një zgjedhje që Drejtori i Ekipit Toto Wolff nënvizon me këto fjalë: “Racizmi dhe diskriminimi nuk kanë vend në shoqërinë tonë, në sportin tonë, në ekipin tonë: është një parim themelor për Mercedes”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë