Të zgjohesh në mëngjes nga zhurma i një motori makinë të Formula 1. Kjo është ajo që u ka ndodhur banorëve të Maranellos kur Leclerc, rreth orës 6:30, ka nisur të xhirojë me Ferrari SF1000 për një video promocionale. Piloti ka shëtitur nëpër rrugët e qytetit e pastaj ka bërë humor në rrjetet sociale: “Më falni nëse zgjova ndonjë, po isha duke shkuar në punë”.
“Nuk jam një nga ato që pëlqen të çohet herët nga shtrati, por këtë mëngjes kisha një motiv të mirë për ta bërë. Ndoshta zgjuam ndonjë, por ishte bukur të ngisje SF1000 nëpër rrugët e Maranello. Ishte një emocion i madh të kthehesha në makinë e mbi të gjitha në një vend kaq të veçantë. Të kthehesha në kabinë, më bëri të ndjehesha sikur isha përsëri në shtëpi. Na u duk një mënyrë e bukur e zbavitëse për të thënë se jemi në rrugën e duhur. Tani mezi pres të mund të drejtoj SF1000 në Austri”, ka thënë Leclerc i emocionuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




