Sinisa Mihajlovic është bërë imazhi i Ail (Shoqatës Italiane për Leuceminë) e kthehet të flasë për sëmundjen e tij: “Jam mirë, ndihem i fortë – ka thënë ai gjatë konferencës për shtyp në prezantimin e fushatës ‘Me Sinisa për kërkimin’ – Kanë kaluar gati 7 muaj nga transplanti e më e keqja duhet të ketë kaluar. Por duhet të paktën një vit përpara se të kthehem në normalitet, varet nga personi në person. Ka momente në të cilat ndihem vërtetë i lodhur, e rëndësishme në këto raste është të mos e ekzagjeroj e të bëj vetëm atë që e ndjej”.
Miha ka shpjeguar se cilat janë hapat e radhës të rrugëtimit të tij: “Kontrolli i ardhshëm është në shtator, pastaj do kem një tjetër në dhjetor e ngadalë do të kthehem në normalitet. Në gjërat që bëj sidoqoftë ndihem më i fortë se më parë, ndoshta sepse kam marrë palcë të re – ka thënë ai me shaka – Është kënaqësi e madhe të dish se mund të shpëtosh një jetë. Nëse do ta dija, do ta kisha dhuruar palcën time. Një sakrificë e vogël për atë që e bën, por një dhuratë e madhe për atë që e merr”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.