Sociale

31 raste të reja në 24 orët e fundit me Covid-19, shënohet viktima e 36

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 31 raste të reja dhe është shënuar një humbje jete nga Covid-19.

Specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini, bëri thirrje për ndërgjegjësim për të gjithë popullatën. "Të jemi më të kujdesshëm për shëndetin tonë dhe të afërmve tanë ndaj COVID-19, të respektojmë distancimin fizik jo më pak se 1.5 m, aty ku nuk është e mundur të respektohet të përdoret maska mjekësore, të evitojmë grumbullimet masive, në ceremoni festive, mortore, fetare, të evitojmë kontaktet, dhënien e duarve dhe përqafimeve, të respektojmë higjienën respiratore, kollitje e teshtime të kryhen në këndin e bërrylit dhe të gjitha masat duhet të kombinohen me higjienën e  larjes së duarve", theksoi specialistja Eugena Tomini.

Tomini thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 300 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 31 raste pozitive, pjesa më e madhe kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hetimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë.

“Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje”, vijon specialistja.

Ndërkohë, Tomini thekson faktin se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga Covid-19. Janë shëruar 33 qytetarë.

“Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një pacient nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një pacient 71-vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh”, vijon Tomini.

Ndërkohë, aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive.

Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

Covid-19 – Statistika (12 Qershor 2020)

Testime totale                         19862

Raste pozitive                          1416

Raste të shëruara                      1034

Raste Aktive                             346

Humbje jete                              36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           199

Shkodër           45

Krujë             32

Kamëz            23

Durrës            15

Pukë                    7

Lushnje               6

Vlorë        6

Elbasan      3

Mat                 2

Tropojë              2

Korçë                 1

Librazhd            1

Mallakastër        1

Lezhë             1

Berat            1

Ura Vajgurore    1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë