Andrea Pirlo, futbollisti që pas asnjë diskutim është konsideruar si më trendi në vitet e fundit, zyrtarisht ka “varur këpucët në gozhdë”, pas tre sezoneve në kampionatin amerikan të futbollit. Të paktën vitet e fundit askush nuk ka arritur të rivalizojë Andrea Pirlon në stilin e tij unik në mënyrën e veshjes, stilin e flokëve apo edhe mjekrën që filloi ta rriste që nga koha kur u largua nga Milan.
Por, tani që ai i ka dhënë fund futbollit të luajtur, ngrihet pyetja: Kush e do e zëvendësojë Pirlon dhe të bëhet futbollisti më trendi në fushat e lojës?
Dhe se si definohet fjala trendi në këtë rast ka shumë rëndësi. Trendi nuk është një diçka që ka të bëjë me sasinë, por më shumë me ndjeshmërie, origjinalitetin dhe rehatinë e Pirlo i tillë ishte si në fushë, por edhe jashtë saj.
Media prestigjioze amerikane ESPN ka bërë një listë të katër futbollistë që luajnë ende të cilët mund ta marrin fronin e trendi më trendi.
Dhe i pari nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, por është Ibrahimoviç
Një nga futbollistët më të mëdhenj të 20 viteve të fundit, Ibra ka një fiksim që ta dominojë këtë lojë. Ai gjithmonë ka dëshiruar që të jetë numri një edhe pse i qëlloi fati i keq që të luante futboll njëkohësisht me Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon.
Nëse do e shikojmë në plan të parë, pa e ditur që është futbollist, gjëja e parë që do mendoje për Ibrahimoviç, do të supozoje se ai është një personazh i filmit të famshëm, “Game of Thrones”. Ibra është më i ftohtë se personazhi “Night King” dhe pa asnjë diskutim më shumë karizmatik se “Dothraki” te filmi “Game of Thrones”. Ai e ka pothuajse të gjithë trupin e tij të mbuluar nga tatuazhet dhe në fjalorin e Suedisë tashmë ka një shpjegim për emrin e tij “Zlatan”. Me një rrip të zi në taekwondo, Zlatan Ibrahimoviç mund të të çojë përtokë me një lëvizje të vetme dhe aftësitë e tij në këtë sport i kemi parë në disa gola që ai ka shënuar. Ai shpesh e identifikon veten me luanin, që ndryshe është quajtur si mbreti i xhunglës. Dhe në fakt për Ibrahimoviç mund të qëndrojë si epitet, pasi ai ka më shumë se 15 vite që ka dominuar si një sulmuesit më të mirë në Europë.
Ai është shumë origjinal në sjelljen e tij. Së fundmi në rrjetet sociale pati shkruar, “Kam nevojë për urryes të rinj, të vjetrit janë fansat e mi tashmë.
Djali i keq, Serxhio Ramos
I quajtur ndryshe si djali i akullt i futbollit, Ramos ka një karakter të tillë, saqë ia del të shndërrojë edhe Gerard Pike në një rebel. Shumë ndeshje të tij të krijojnë idenë sikur po luhet volejboll, ose është duke u xhiruar ndonjë skenë e filmit “Top Gun”.
Ai nuk është lindur në Miramar, por në Sevilje dhe për këtë arsye ka edhe aftësi shumë të mira me topin. Por edhe djali i minutave të fundit mund ta quani, pasi me siguri nuk i keni harruar golat e tij me kokë në minutat e fundit në ndeshjet e “Champions League” apo “El Clasico”. Por edhe golat në stilin “Panenka” apo festimet e çmendura me gjuhën përjashta në mes të “Camp Now” tregojnë shumë për modelin e Ramos. Por nuk duhet harruar edhe modeli i tij i flokëve, që rrallë rastis që të jetë i njëjtë çdo muaj. Pa folur për stilin unik të veshjes së Ramos që shumë herë preferon të vishet si një kauboj apo toreador i vërtetë. Në fakt ai e kishte pasur një pasion në rinin e tij të hershme që të duelonte me demat në arenat e famshme, në Spanjë, por fati e deshi që të bëhej një toreador, por në stadiumet e futbollit. Nëse kjo ju duket e ekzagjeruar si krahasim, mund të pyesni Lionel Mesin se çfarë do të thotë, apo edhe shokët e tjerë të tij te Barcelona.
Dani Alves, shembulli se edhe kur je kundër rrymës je trendi
Mund të jetë një nga të vetmit që ka thyer rregullat strikte gati ushtarake në qendrën stërvitore të Juventus në Vinovo. Imagjinoni që ditën e parë të stërvitjes dhe prezantimit, Alvesh iu drejtua drejtorit Marota, “Pse kaq shumë serioz?” Në kohën e lirë Dani Alvesh nuk humbet asnjë moment për të parë filma fantastiko-shkencor dhe aksion. “Të luash me të, është sikur të kesh në skuadër një alien”, pati thënë Xhorxho Kielini, që për një vit e kishte shok skuadre brazilianin tek Juventus.
I quajtur ndryshe edhe si “i çmenduri i mirë”, Alvesh ka një pasion të veçantë për tatuazhet dhe të kënduarin. Më falni, ai është një këngëtar që gabimisht është bërë futbollist. Por edhe eksperimentet e shumta me flokët dhe veshjet më të çuditshme, e bëjnë Alvesh për të qenë një pasues i denjë i Pirlos, si futbollisti më trendi edhe pse me shumë gjasa nuk mund ta mbajë për shumë kohë këtë titull, pasi është në prag të lënies së futbollit.
Nejmar, kur të qenurit trendi kthehet në mision
Është konsideruar si futbollisti më i mirë i momentit nën moshën 30 vjeç, Nejmar është gjithashtu futbollisti i blerë më shtrenjtë në historinë e futbollit, plot 222 milion euro nga Barcelona te PSG. Ai është shumë popullor kudo ku shkon, madje në Paris krahasimi për ndriçimin e tij bëhet me Kullën Eifel. Ai është i fiksuar pas vëmendjes dhe dëshiron kudo që të jetë numri 1, mbase kjo ishte arsyeja që ai u largua nga Barcelona, mbase edhe që Brazili dështoi në kampionatin botëror, “Rusi 2018”. Besoj se të flasësh për “look-un” e Nejmar është e pakuptimtë, pasi çdo kush, do e kishte të vështirë që ta shikonte atë dy ditë rresht me të njëjtën pamje apo model flokësh. Nejmar ka krijuar një linjë të tij të veshjeve në Brazil dhe po tenton që ajo të zgjerohet edhe përtej Amerikës Latine. A mjaftojnë kaq për ta futur në listë? Jo? Ok në rregull! Po ato që bën në fushë i keni parë? Është kthyer në hit mënyra se si ai stimulon, madje në një “trade mark” dhe objekt tallje dhe ironie në rrjetet sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.