Politike

Rama-Basha “bien dakord” me Kim…në rrjetet sociale

Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë rënë dakord me këtë deklaratë të Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky Parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla ju shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin e tyre për të shmangur dhe minuar reformën dhe për ta kontrolluar politikisht dhe kapur sistemin e drejtësisë”, shkreoi në Twitter Lulzim Basha.

Kryeministri Edi Rama ka rishpërndarë mesazhin e Ambasadores Kim duke komentuar shkurtimisht “Pranoj” dhe një shprehje të Shekspirit, “Ferri është bosh dhe të gjithë djajtë janë këtu”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë