Në 24 orë e fundit janë konfirmuar 17 raste të reja me Covid-19. Daja nga ISHP bëri me dije se rastet kryesisht janë kontakt i personave të prekur më parë. Ekspertja tha se në Durrës janë edhe 8 raste të reja; në Tiranë 8 raste dhe në Krujë 1 rast.
“Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme me 19 qytetarë të shtruar, prej të cilëve 4 janë në terapi intensive. Ju informojmë se deri tani janë kryer rreth 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë. Prej tyre, 77% tashmë janë të shëruar. Aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat. Prandaj është vendi për një apel për të gjithë qytetarët: të respektojmë masat, të mos dalim nga shtëpia pa arsye të domosdoshme, të mos neglizhojmë shenjat e sëmundjes dhe duhet telefonuar 127 nëse keni shenja të Covid-19” shtoi Daja
Ndërkohë shpërndarja gjeografike e rasteve aktive vijon:
Tiranë 78 raste
Krujë 46 raste
Shkodër 15 raste
Kamëz 12 raste
Berat 10 raste
Durrës 17 raste
Fier 5 raste
Elbasan 2 raste
Kurbin 1 rast
Mirditë 1 rast
Korçë 1 rast
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.