Sociale

17 raste të reja. Në spital 19 pacientë. Vatrat zgjerohen në Durrës e Tiranë

Në 24 orë e fundit janë konfirmuar 17 raste të reja me Covid-19. Daja nga ISHP bëri me dije se rastet kryesisht janë kontakt i personave të prekur më parë. Ekspertja tha se në Durrës janë edhe 8 raste të reja; në Tiranë 8 raste dhe në Krujë 1 rast.

“Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme me 19 qytetarë të shtruar, prej të cilëve 4 janë në terapi intensive. Ju informojmë se deri tani janë kryer rreth 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë. Prej tyre, 77% tashmë janë të shëruar.  Aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat. Prandaj është vendi për një apel për të gjithë qytetarët: të respektojmë masat, të mos dalim nga shtëpia pa arsye të domosdoshme, të mos neglizhojmë shenjat e sëmundjes dhe duhet telefonuar 127 nëse keni shenja të Covid-19” shtoi Daja

Ndërkohë shpërndarja gjeografike e rasteve aktive vijon:

Tiranë 78 raste

Krujë 46 raste

Shkodër 15 raste

Kamëz 12 raste

Berat 10 raste

Durrës 17 raste

Fier 5 raste

Elbasan 2 raste

Kurbin 1 rast

Mirditë 1 rast

Korçë 1 rast


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë