Gjatë inspektimit të spitalit të Kuksit Ministrja Manastriliu ka theksuar se brenda vitit do të përfundoje kompleksi i si spitalor.
“Faza e parë e këtij investimi është drejt përfundimit. Është formësuar tashmë urgjenca e re, me të gjithë shërbimin e triazhit. Në këtë fazë të parë përfundon edhe rehabilitimi i tre sallave të reja të kirurgjisë. Do të ketë tunele që lidhen me maternitetin dhe shërbimet e tjera”, tha Manastirliu.
Ndër të tjera Manstirliu deklroi se brenda kompleksit të ri do të jetë edhe materniteti me kapacitet prej 43 shtretërish në 21 dhoma shtrimi. Manastiliu theksoi se faza e dytë është parashikuar të përfundojë në prillin e vitit të ardhshëm.
Për sa i përket situatës së COVID19 në Kukës, Ministrja e Shëndetësisë tha se rezultojnë të shëruar 5 raste të importuara nga Kosova dhe tashmë edhe Kuksi do të jetë zonë e gjelbër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.