Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 8 raste të reja me Covid-19. Eugena Tomini nga ISHP deklaroi se situata në vend paraqitet e qëndrueshme. Ndër të tjera ajo tha se 10 mijë testime të kryera, janë 5% pozitiviteti i Covid-19 në vend.
“Momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 30 pacientë dhe vetëm 5 prej tyre janë në terapi intensive. Ashtu siç jeni në dijeni, në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT, po vazhdon procesi i testimeve serologjike për grupet më të riskuara, ku përfshihet dhe validimi i tyre në lidhje me specificitetin dhe sensitivitetin ndaj COVID19. Deri tani janë testuar 440 staf mjekësor dhe pacientë të konfirmuar, me një nivel 11.2 % të pozitivitetit të përgjithshëm. Këto janë rezultate paraprake dhe në ditët në vazhdim pritet të merret një kampion më i madh, kështu që këto rezultate mund të ndryshojnë. Në një fazë të dytë do të zgjerojmë testimin në popullatë për të parë % e saj që e ka kaluar sëmundjen,” shpjegoi Tomini.
Ndër të tjera ekspertja tha se lehtësimi i masave do të vijojë nëse situata është e qëndrueshme. Ajo i bëri thirrje qytetarëve se funksionimi i qëndrueshmërisë së situatës varët nga repektimi i rregullave për qytetarët.
Tomini deklaroi se nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes të telefonojnë në numrin unik të urgjencës kombëtare 127, ndërkohë për informacion mbi koronavirusin apo për këshillim psikologjik, të telefonojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 93 raste
Krujë 62 raste
Shkodër 17 raste
Kamëz 9 raste
Kurbin 4 raste
Fier 4 raste
Elbasan 3 raste
Mirditë 2 raste
Bera 2 raste
Durrës 1 rast
Korçë 1 rast
Lezhë 1 rast
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.