Sociale

8 raste të reja me Covid-19. Në spital 30 pacientë, 5 në terapi intensive

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 8 raste të reja me Covid-19. Eugena Tomini nga ISHP deklaroi se situata në vend paraqitet e qëndrueshme.  Ndër të tjera ajo tha se 10 mijë testime të kryera, janë 5% pozitiviteti i Covid-19 në vend.

“Momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 30 pacientë dhe vetëm 5 prej tyre janë në terapi intensive. Ashtu siç jeni në dijeni, në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT, po vazhdon procesi i testimeve serologjike për grupet më të riskuara, ku përfshihet dhe validimi i tyre në lidhje me specificitetin dhe sensitivitetin ndaj COVID19.  Deri tani janë testuar 440 staf mjekësor dhe pacientë të konfirmuar, me një nivel 11.2 % të pozitivitetit të përgjithshëm. Këto janë rezultate paraprake dhe në ditët në vazhdim pritet të merret një kampion më i madh, kështu që këto rezultate mund të ndryshojnë. Në një fazë të dytë do të zgjerojmë testimin në popullatë për të parë % e saj që e ka kaluar sëmundjen,” shpjegoi Tomini.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/3197900203629081/

Ndër të tjera ekspertja tha se lehtësimi i masave do të vijojë nëse situata është e qëndrueshme. Ajo i bëri thirrje qytetarëve se  funksionimi i qëndrueshmërisë së situatës varët nga repektimi i rregullave për qytetarët.  

Tomini deklaroi se nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes  të telefonojnë në numrin unik të urgjencës kombëtare 127, ndërkohë për informacion mbi koronavirusin apo për këshillim psikologjik, të telefonojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë                   93 raste

Krujë                     62 raste

Shkodër               17 raste

Kamëz                  9 raste

Kurbin                   4 raste

Fier                        4 raste

Elbasan                 3 raste

Mirditë                 2 raste

Bera                       2 raste

Durrës                  1 rast

Korçë                    1 rast

Lezhë                    1 rast


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë