Emergjenca sanitare e lidhur me koronavirusin imponon nevojën për të konvertuar të gjithë strukturat kyçe në shërbim të shëndetësisë. Këtu përfshihen edhe strukturat e F1. Autodromi Hermanos Rodríguez në Meksikë, pista që do të mirëpresë Çmimin e Madh të Meksikës në Formula 1, do të shndërrohet në një spital provizor që do të kujdeset për pacientët e sëmurë me koronavirus.
“Pista do të bëhet shumë shpejt një spital. Janë instaluar tetë module për hospitalizim, secili nga të cilët me 24 shtretër, e me personelin që duhet t’i asistojë. Ndër të tjera, janë ndërtuar 26 shtretër të terapisë intensive”, thotë Zoé Robledo, drejtori i Institutit meksikan të Sigurisë Sociale. Në Meksikë, pandemia ka shkaktuar më shumë se 22 mijë të infektuar dhe 2.061 të vdekur.
Botërori i Formula 1 2020 nuk do të nisë as në Kanada në fundjavën e 12 dhe 14 qershorit: Grand Prix i Montreal është shtyrë deri në një datë të pacaktuar për shkak të emergjencës koronavirus. Tani sezoni pritet të nisë në Le Castellet në 28 qershor, por GP i Francës gjithashtu është në rrezik të madh. Kjo është gara e nëntë e sezonit që është anuluar ose shtyrë dhe i shtohet garave në Australi, Bahrain, Kinë, Vietnam, Montekarlo, Holandë dhe Azerbajxhan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




