Këngëtarë të ndryshëm janë sensibilizuar me situatën e vështirë në të cilën ndodhet Shqipëria, ku njerëzit janë izoluar në shtëpitë e tyre për të shmangur rrezikun e prekjes nga pandemia e Koronavirusit. Ndërkohë që kjo periudhë i ka anuluar mbrëmjet ‘live’ në baret e natës, artistët e kanë gjetur mënyrën për të qenë pranë publikut.
Ermal Meta, këngëtari i famshëm nga Fieri që jeton në Itali, fitues i Sanremos, prej disa ditësh zhvillon koncert live nga rrjetet sociale, ku nga shtëpia e tij performon këngë të ndryshme.
Në shfaqjen e fundit, këngëtari i famshëm ka zgjedhur të eksperimentojë me tekst në italisht, por nën këngën e mirënjohur “Lule Velo Partizani”, kolonë zanore e filmit “Partizani i vogël Velo”, kompozuar nga Kujtim Laro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.